Rëndësia e marketingut në fushatën presidenciale te Obamës

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Subjekti i artikullit është... Fushata presidenciale ‘’Obama for Amerika’’ ndërthuri  imazhin e një politikani karizmatik, një mesazh  të fuqishëm shprese, si dhe një program plotësisht të integruar marketingu modern. Plani I marketingut të fushatës duhet të realizonte dy qëllime shumë të ndryshme njëra nga tjetra:  të shtonte numrin e votuesve nëpërmjet mesazheve që i drejtoheshin një baze të gjerë të elektoriatit dhe, nga ana tjetër, të arrinte audienca shumë të posacme.

Fushata ndërthuri përdorimin e mediave të transmetuara nëpërmjet Internetit dhe medias së shkruar dhe asaj televizive, si dhe transmetimin e mesazheve  nëpërmjet mediave pa pagesë dhe atyre komerciale.

Meqenëse rezultatet e opinioneve tregonin se njerëzit sa më shumë mësonin fakte për Obamën,aq më tepër afroheshin dhe identifikoheshin me të , atëherë fushata  ,përvec reklamave tradicionale në shtypin e shkruar, atyre të transmetuara dhe reklamave të afishuara në ambientet e jashtme, përfshiu edhe video me minutazh të gjatë.

Gjithashtu, ekipi I Obamës – i ndihmuar dhe agjensia e vet GMMB (Greer Margolis Mitchell Burns) – e vuri Internetin në zemer të fushatës, duke e kthyer atë në “sistemin nervor qëndror” të marrdhënieve me publikun,  të reklamave, të  mbledhjes së fondeve dhe të organizimit të punës në të 50-të shtetet.FIlozofia e tyre ishte “të ndërtonin mjete online në mënyrë që t’u vihej në ndihmë njerëzve që ata të organizoheshin vetë  e më pas këta të fundit të liheshin të lirë që ta zhvillonin vetë punën”.

Teknologjia ishte një mjet që “do t’u jepte mundësi njërzve që të bënin atë për të cilën ishin të interesuar.” Ndonëse mediat sociale si  Facebook, Meetup, Youtube dhe Twitter ishin vendimtare, ndoshta mjeti më I fuqishëm dixhital i Obamës ishte lista shumë e madhe e adresave elektronike, listë kjo e përbërë prej 13,5 milionë adresash. Cilat ishin rezultatet e këtyre përpjekjeve  online? U mblodhën rreth  500 milonë dollarë (pjesa më e madhe e donacioneve përbëhej nga shuma që ishin më pak se 100 dollarë) nga 3 milionë donatorë; u organizuan 35,000 grupe ndërmjet adresës së Internetit, my.BarakObama.com; në Youtube u postuan 1,800 video; u krijua faqja e Facebook-ut më e njohur në Internet; dhe, padyshim, zgjedhja e presidentit të SHBA-së.

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]