Ramadan Haziri

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Ramadan Haziri u lind më 10 prill 1940 në Muhoc të Ferizajt. Mbaroi studimet e larta në Shkencat Historike, në Universitetin e Prishtinës. Një kohë punoi si mësimdhënës në Ferizaj e Kaçanik.

Me politikën antishqiptare të ish Jugosllavisë u ndesh që në vitin e largët 1957. Kjo ishte e vetmja arsye pse u largua nga puna, pse u burgos disa herë dhe u eliminua nga jeta publike.

U dënua me 12 vjet burg, prej të cilave 6 i mbajti. Ramadan Haziri startoi me publicistikë:("Arti i atdhedashurisë", Tiranë, 1999)Për të vazhduar pastaj në fushën e romanit. Në konkursin letrar të shtëpisë botuese BUZUKU, për romanin "Vrasësit e dashurisë" mori çmimin e tretë. Aktualisht jeton në Prishtinë.

Veprat letrare[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]