Republika e Kalifornisë

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Emërtimi Republika e Kalifornisë (anglisht: California Republic; por edhe Bear Flag Republic, Republika e Flamurit t'Ariut) përdoret për periudhën e kryengritjes s'ardhësve amerikanë kundër autoriteteve meksikane në Kaliforni. Kryengritja filloi më 14 qershor në Sonoma që atëherë ndodhej në Kaliforninë meksikane. Revolta nisi pak para se të mbërrinte n'ato anë lajmi për luftën Meksikano-Amerikane. Pjesëmarrësit shpallën pamvarsinë nga Meksika, por nuk themeluen nji qeveri të përkohshme funksionale. Prandej, "republika" nuk ushtroi asnjiherë autoritet të njimendtë dhe asnji vend nuk e njoh ate. Në të vërtetë, pjesa ma e madhe e Kalifornisë s'Epërme nuk dinte asgja për shpalljen e pamvarsisë. Kryengritja zgjati 26 ditë, në mbarim të të cilave trevat e prekuna i pushtoi ushtria amerikane. Kur udhëheqësit e kryengritjes mësuen se Shtetet e Bashkueme kishin pretendime ndaj trevës, ata shpërbanë "republikën" e tyne dhe mbështetën përpjekjet e qeverisë federale amerikane për ta aneksue Kaliforninë e Epërme.

Republika e Kalifornisë njihet për "Flamurin e Ariut", simbolet e të cilit u përdorën ma vonë edhe në flamurin shtetnor të Kalifornisë--tue përfshi edhe mbishkrimin "California Republic".