Resmi Shanaj

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Resmi Shanaj ka lindur më 15.03.1982, në fshatin Ngraçan të Mallakastrës dhe aktualisht banon në qytetin e Ballshit. Është diplomuar si mësues në degën “Bio-Kimi” në Universitetin e Gjirokastrës “Eqerem Çabej”, në vitin 2004. Në periudha të ndryshme ka punuar si mësues dhe drejtues shkolle në arsimin parauniversitar. Shanaj ka punuar edhe pranë Bashkisë Mallakastër si specialist për Mbrojtjen Civile. Për një kohë të gjatë, gati 20-vjeçare, ai është i angazhuar në strukturat e Partisë Demokratike me funksione të ndryshme. Aktualisht është kryetar i degës së Partisë Demokratike në Mallakastër. I përditësuar me problemet dhe realitetin në Mallakastër, i indinjuar për situatën e pashpresë, ka vendosur të paraqesë kandidaturën e tij si një alternativë për Mallakastrën dhe qytetarët e saj. Resmi Shanaj është i martuar dhe baba i dy femijeve.