Jump to content

Burimet e ripërtëritshme

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Resurset e riperteritshme)

Burim i ripërtëritshëm ose burim i rinovueshëm është një burim organik natyror i cili mund të ripërtërij për të tejkaluar përdorimin ose konsumimin, nëpërmjet riprodhimit biologjik ose nëpërmjet proceseve të tjera të përsëritura. Burimet e ripërtëritshme janë pjesë e mjedisit natyror të Tokës dhe komponentët më të mëdhenj të ekosferës së saj. Një vlerësim pozitiv i ciklit të jetës është një tregues kyç i qëndrueshmërisë të burimeve[1].

Përkufizimi i burimeve të ripërtëritshme mund të përfshijë edhe prodhimin bujqësor, si në bujqësinë e qëndrueshme si një zgjerim i burimeve të ujit[2]. Në vitin 1962 Paul Alfred Weiss, burimet e ripërtëritshme i definoj si: "Tërësia e organizmave të gjallë që i sigurojnë njeriut ushqim, fibra, drogë(ilaqe), etj..." [3]. Një tjetër lloj i burimeve të ripërtëritshe janë burimet e ripërtëritshme të energjisë. Burimet e përbashkëta të energjisë të ripërtëritshme janë djellore, gjeotermale dhe enerrgjia e erës, të cilat janë të gjitha të kategorizuara si burime të ripërtëritshme.


Uji mund të konsiderohet si një material i ripërtëritshëm kur përdorimi kontrollohet dhe trajtohet me kujdes. Nëse jo, atëherë do të bëhej një burim i jo-ripërtëritshëm në atë vend. Për shembull, ujri nëntokësor zakonisht ndahet nga materialet e tjera nëntokësore në një shakllë shumë më të lartë se sa mënyra natyrore, dhe për këtë arsye konsiderohet si jo-ripërtëritshëm. 97.5% e ujit në Tokë është uji i kripur, dhe 3% është uji i pijshëm; pak më shumë se dy e treta e kësaj është i ngrirë në akullnajat dhe akujt polar [4] Pjesa tjetër e mbetur e shkrirë e ujit për pije ndodhet në ujrat nëntokësor, ndërsa vetëm një fraksion i vogël prej (0.008%) ndodhet mbi tokë dhe në ajër [5].

Ushqimi jo bujqësor

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Manaferra të egra - Innoko National Wildlife Refuge (Alaskë) - burim i ripërtëritshme

Ushqimi është secila substancë e konsumuar për të siguruar mbështetje ushqyese për trupin [6]. Shumica e ushqimeve ka origjinën e vet në burimet e ripërtëritshme. Ushqimi përftohet direkt nga bimët dhe kafshët.

Manaferrat egra dhe frutat e tjera, kërpudhat, bimët, farat dhe burimet e ngrënëshme të rritura në mënyrë natyrale, ende përfaqësojnë një burim të vlefshëm e të ushqyerit në shumë vende, veçanërisht në zonat rurale. Në fakt shumë kafshë të egra janë të varura nga bimë të egra dhe frutat, si një burim i ushqimit [7].

Gjuetia mund të mos jetë burimi kryesor i mishit në botën e modernizuar, por është ende një burim i rëndësishëm dhe thelbësor për shumë grupe rurale dhe periferike. Ajo është gjithashtu burimi i vetëm i të ushqyerit për mishngrënësit e egër [8].

Bujqësia e Qëndrueshme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]


  1. ^ "Management for a Small Planet" by Jean Garner Stead and W. Edward Stead, M.E. Sharpe 2009
  2. ^ What are “Renewable Resources”?, by A. John Armstrong, Esq. & Dr. Jan Hamrin, Chapter 1, The Renewable Energy Policy Manual, Organization of American States, undated. Retrieved 2013-01-05.
  3. ^ Paul Weiss chairman of renewable resources study (1962). Renewable Resources, a report to the committee on natural resources. National Academy of Science, National Research Council, Washington D.C., USA. Marrë më 2013-01-04. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ "Earth's water distribution". United States Geological Survey. Arkivuar nga origjinali më 29 qershor 2012. Marrë më 2009-05-13. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ "Scientific Facts on Water: State of the Resource". GreenFacts Website. Marrë më 2008-01-31. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ Encyclopædia Britannica definition
  7. ^ Lewis, Robert A. (1 janar 2002). CRC Dictionary of Agricultural Sciences. CRC Press. ISBN 0-8493-2327-4. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  8. ^ Mammals: Carnivores. Duane E. Ullrey. Encyclopedia of Animal Science.