Robinson Kruzo

Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë

Shko te: navigacion, kërko
Robinson Kruzo
Alexander Selkirk Title Page.jpg
Autori Daniel Defo
Titulli origjinal Robinson Crusoe
Përkthyesi Gent Arianiti
Artisti kopertinës Kosta Raka
Shteti Anglia
Gjuha anglisht
Zhanri roman
Botuesi Uegen
Data e botimit 1719
Botimi shqip 2004
Faqe 64
ISBN ISBN
OCLC 99943-31-12-7
Pasoi Aventurat E Robinson Kruzos

Robinson Kruzo është novela e parë e Daniel Defoe, e shkruar më 1719, dhe korri një sukses të menjëhershëm dhe të paparë ndonjëherë. Daniel Defo për romanin Robinson Kruzo është mbështetur në historinë e vërtetë të një detari i këtilluar Aleksandër Selkirk, i cili u braktis nga piratët në ishullin Juan Fernandez, një ishull i vogël në oqeanin Pacifik. Ai jetoi atje, i vetmuar, për katër vjet me radhë dhe arriti të largohej së andejmi me ndihmën e një anijeje në vitin 1709.

Robinson Kruzo e kishte jetuar dikur i qetë një periudhë kohe në shtëpinë e tij në Angli. Mirëpo, dikur, ai vendosi të bëhej marinar dhe të lundronte në të gjithë detet e botës mbarë. Aty nga viti 1659 papritur e pakujtuar ai u gjend në një anije duke udhëtuar nga Brazili për në Afrikë dhe një ditë të bukur shpërtheu stuhia e cila e çau anijen dhe kështu Robinsoni së bashku me shokët e tij u gjendën në mes të dallgëve. Bënë aq e aq shumë përpjekje për të shpëtuar por u mbytën mizorisht, ndërsa Kruzo shpëtoi nga dallgët të cilat e hodhën në breg të një ishulli të vetmuar. Ky ishte një vend i çuditshëm, i egër. Kështu ai mbeti i vetëm pa ushqim, pa shokë, pa anije dhe pa asnjë mjet shpëtimi. Aty ai ndenji e jetoi për njëzet e shtatë vjet. Aty takoi edhe shokun e tij të egër Premtin.