Rrëfenjat e xha Avramit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Rrëfenjat e xha Avramit Autori: Fatmir Terziu. Botuesi: Filara. Faqet e librit 47.

Përkujdesja, gjuha e radhë, stili, veçoria e figuracionit dhe mjaft gjëra të tjera zhbirojnë deri në themel anën profesionale të paraqitjes së librit të shkrimtarit Fatmir Terziu. “Rrëfenjat e Xha Avramit” është e gjithë struktura e kësaj ane profesionale që na vjen si një risi e re, me filozofinë e saj të veçantë, duke prodhuar anën më dalluese të fjalës së bukur të artit. Kjo fjalë është e gjitha. E gjitha që vjen mes një arkitekture të plotë, ku mesazhi qëmton me ‘siluetën’ e duhur atë anë të cilën shpesh ne e kemi rrënjën tonë, tabanin tonë, kulturën dhe identitetin tonë kulturor. E tëra si një fabulë e zhdërvjellët herë rreket të kumtojë e herë të qëmtojë atë stinë fjale të harruar, ose të lënë në ndonjë sepet kulturor për hir të artificave të diktuara. Në një përballje profesionale me traditën, postmodernja e stilit të Terziut, lartëson dhe qashtëron tërë dimensionin filozofik të mjaft rrëfenjave që flasin në vetë të ndryshme.

Kështu meraku i autorit, që ka prurë një prozë të vlerësuar, tashmë ka në këndin e tij orrigjinal, jo vetëm mesazhin dhe vlerën, por edhe gjuhën dhe stilin e tij të veçantë. Ardhja në skenë e “Rrëfenjat e Xha Avramit” është një arsye tjetër për të shtuar në bibliotekat tona një vlerë më tepër, një art më shumë në llojin e vet. Kjo vjen nga një pasuri rrëfenjash që qasen mes karakteristikës dhe karizmës së mençurisë së protagonistit Xha Avrami.

Kështu ai krijon një kënd kulturor. Kënd nga i cili shihet qartë koha, hapësira dhe vendi. Dhe kështu filozofia mes këtij trinomi shpalos krenar e të qenit shqiptar, krenarinë e gjuhës shqipe, që latohet në mënyrën më të përkryer nga autori.