Rrëqebulli

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Rrëqebulli[1]
Bobcat stare.jpg
Klasifikimi shkencor
Mbretëria: Animalia
Filumi: Chordata
Klasa: Mammalia
Rendi: Carnivora
Familja: Felidae
Gjinia: Lynx
Speciet: L. rufus
Emri binominal
Lynx rufus
(Schreber, 1777)
endbanimi i rrëqebujve në Amerikën Veriore.
endbanimi i rrëqebujve në Amerikën Veriore.
Sinonimet

Felis rufus Schreber

Rrëqebulli është kafshë e egër mishngrënëse e ngjashme me macen, me trup deri një metër të gjatë, me qime të butë, të dendur e me ngjyrë të murrme lara-lara, me veshë të ngritur e me bisht të shkurtër. I njohur në gjuhën shkencore si Lynx, është mishngrënësi i tretë për nga madhësia në Evropë, pas ariut dhe ujkut. Bën pjesë në familjen e felineve (Felidae) dhe ka përhapje në Euroazi (lynx lynx), nga Alpet e Evropës deri në Siberinë Lindore, ne Spanje dhe Portugali (lynx pardinus), ne USA dhe Meksike (lynx rufus), ne Kanada dhe Alaske (lunx canadensis). Në Shqipëri haset kryesisht në zonat malore veriore dhe qendrore si në Alpe, Pukë, Lurë, Martanesh e Librazhd.

Përshkrimi fizik[redakto | redakto tekstin burimor]

Ka pamje mjaft karakteristike, me trup të mbledhur dhe këmbë të gjata e me shputa të gjera. Ka kokë të rrumbullakët, veshë të mëdhenj me një xhufkë tipike qimesh në majë, bisht të shkurtër dhe me majë të zezë. Gëzofin e ka ngjyrë kafe në të kuqërremtë, që vjen duke u zbardhur në pjesët e poshtme të barkut dhe është i mbuluar me pulla të errëta.

Është i gjatë 80-130 cm, i lartë rreth 65 cm dhe peshon 12-35 kilogramë. Ushqehet kryesisht me thundrakë, si kaprolli dhe dhia e egër, por në dietën e tij nuk mungojnë dhe lepuri i egër, dhelpra dhe shpendë të ndryshëm të pyllit. Është kafshë tipike vetmitare dhe takohet me rrëqebuj të tjerë vetëm në sezonin e çiftimit. Zë territore të mëdha (deri 2000 km2) dhe është aktiv kryesisht natën. Brenda një nate mund të përshkojë deri 45 km. Rrëqebulli jeton deri 17 vjet.

Sjelljet[redakto | redakto tekstin burimor]

Parapëlqen pyjet e larta dhe pak të shkelura nga njerëzit. Rrëqebullit janë zakonisht të vetmuar, jane kafshe territoriale dhe nuk tolerojne pranine e nje ekzemplari tjeter te te njejtit seks ne territorin personal. Dhe pse meshkujt dhe femrat bashkejetojne ne te njejtin territor, ata nuk i afrohen njeri tjetrit pervecse ne sezonin e ciftimit. Shumohet në dimrin e vonë dhe femra mund te linde nga nje deri ne kater këlyshë një herë në vit. Nuk eshte e thene qe ajo te linde cdo vit. Periudha e mbarsjes te rrëqebullit është rreth 70 ditë. Të rinjte rrijne me të jëmën gjatë dimrit, ne një total prej rreth nëntë muajsh, para se ata të largohen dhe të jetojnë vetem. Ata ushqehen me një gamë të gjerë të kafshëve, nga dreri i bardhë, renë, dreri i vogel i kuq, dhia e egër, tek prehra të vogla , peshk, dhelpra, dele, kafshë shtëpiake, ketra, minj, gjela dhe zogj të tjerë.

Shtimi[redakto | redakto tekstin burimor]

Pamja[redakto | redakto tekstin burimor]

Rrëqebujt e kanë bishtin të shkurtër dhe xhufka karakteristike qimesh të zeza në majë të veshëve te tyre. Ata kanë një grykore nën qafë, e cila i ngjan një kravate. Ata i kanë te mbushura putrat e madha për të ecur në borë, dhe mustaqet të gjata mbi fytyrë. Ngjyra e trupit ndryshon nga një kafe e mesme e artë me ngjyrë bezhë gatitë bardhë, te shënuar me njolla kafe e mbyllur, sidomos në gjymtyrët. Të gjitha llojet e rrëqebulli gjithashtu kanë gëzof të bardhë në kraheror, bark dhe në pjesene brendshme te këmbëve. Gjithashtu, ngjyra e rrëqebullit ndryshon ne vartesi te klimës dhe ambientit. Ne Shtetet e Bashkuara, qimet janë të shkurtëra, ngjyra i afrohet te kuqes dhe putrat e janë më të vogla dhe më pak te mbushura, ndersa rrëqebulli qe jeton ne klimën e ftohtë veriore, ka qime me të trashë (për ngrohtësi), merr ngjyra më të hapura (për tu maskuar) dhe putrat e tij jane me të zgjeruara dhe më te mbushura (per ambjentetm e dëborë). putrat e tyre mund të bëhen më te madhaja se një dorë njeriu, ose dhe nje këmbë.

Shqisa kryesore e rreqebullit eshte shikimi, qe eshte 6 here me i forte se ai i njeriut. Ata kanë dhe te dëgjuar shumë të mirë jane gjithashtu te pajisur me 28 dhëmbë, te cilet, kur çiftëzohen me strukturën e nofullës, presin si nje thikë thellë prehne e tyre. Kjo mund të jetë veçanërisht e dobishme për rrëqebullin, sepse ata nuk janë gjuetarët më efikase dhe e humbasin shumicën e prehvet e tyre për një sërë faktorësh.

Lloji më i vogël eshtë Rrëqebulli i Kanadase, me pesha mesatare 10-13 kilogram, ndërsa më i madhi është Rrëqebulli i Euroazisë, me peshë mesatare 18-25 kilogram, deri në një maksimal te raportuar prej 40 kilogram, por nuk ka variacion te konsiderueshëm brenda specieve.

Rrëqebulli në Shqipëri

Rrëqebulli në Ballkan[redakto | redakto tekstin burimor]

Rrëqebulli ballkanik Vlerësimet paraprake për popullatën autoktone të rrëqebullit në Ballkanin jugperëndimor tregojnë se është popullata e rrëqebullit më e rrezikuar në të gjithë Botën. Situata bëhet edhe më alarmante po të mendohet se rrëqebulli i Ballkanit konsiderohet si subspecie më vete, Lynx lynx martinoi. Gjendja e tij nuk njihet mirë, por numri i gjithë popullatës mendohet të jetë nën 100 individë e përqendruar kryesisht në Shqipëri dhe Maqedoni.

Nga të dhënat e deritanishme, mendohet se në Shqipëri jetojnë 20-25 individë rrëqebujsh. Nevoja për masa mbrojtëse është urgjente dhe pikërisht për këtë, kohët e fundit ka filluar një projekt shumëpalësh për mbrojtjen dhe rikuperimin e popullatës së rrëqebullit të Ballkanit. Në këtë nismë marrin pjesë organizata ndërkombëtare si Grupi Specialist i Maceve të Egra të Botës (IUCN SSC/Cat Specialist Group), Organizata Zvicerane për Menaxhimin e Mishngrënësve të Mëdhenj (KORA), Fondi Evropian për Trashëgiminë Natyrore (Euronatur) dhe Instituti Norvegjez për Kërkimet Mjedisore (NINA).

Në nivelin rajonal, implementuese të projektit do të jenë Shoqata për Mbrojtjen dhe Ruajtjen e Mjedisit Natyror në Shqipëri (PPNEA) dhe Shoqata Ekologjike Maqedonase (MES). Projekti shumëpalësh i njohur si “Programi për Rikuperimin e Rrëqebullit të Ballkanit” në fazën e parë ka si synim të ndalojë rënien e mëtejshme të popullatës së rrëqebullit nëpërmjet studimit dhe monitorimit të species, sensibilizimit publik, forcimit të kuadrit ligjor dhe shpalljen e zonave te mbrojtura.

Në një periudhë më afatgjatë pritet të konkretizohet një Plan Veprimi për specien dhe të konsolidohet një Qendër Monitorimi Kombëtare për Mishngrënësit e Mëdhenj në bazë të eksperiencës së vendeve partnere në projekt.[2]

referencat[redakto | redakto tekstin burimor]

[1] moe.gov.al

  1. ^ MSW3 Wozencraft Faqe 542
  2. ^ Qendra e Komunikimit Elektronik

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]