Jump to content

Rreze Abdullahu

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Rreze Abdullahu
U lind më10 prill, 1990[1]
Ferizaj, Kosovë

Rreze Abdullahu është një shkrimtare dhe aktiviste e të drejtave të grave nga Kosova. Ajo është më së shumti e njohur për ditarin Nuk du luftë, që e mbajti gjatë kohës së luftës në Kosovë kur ishte fëmijë. Ditari është i shkruar në dialektin e saj gegë.[2]

Rreze Abdullahu ka lindur në një fshatë Ferizajt ku kreu dhe arsimin fillor. Gjatë kohës në gjimnaz një prej profesorëve të saj e shtynte që të shkruante sa më shumë dhe që të vazhdonte studimet e larta për letërsi, por ajo zgjodhi të vazhdonte studimet për Psikologji në Universitetin e Prishtinës.[3]

  1. ^ "Filmi ″Rreze″ trimfon në World Film Festival". Konica.al. 21 janar 2019.
  2. ^ "Rreze Abdullahu, Ana Franku e Kosovës". Telegrafi. 6 janar 2013. Arkivuar nga origjinali më 13 nëntor 2014. Marrë më 23 korrik 2017.
  3. ^ Berisha, Jeta (1 qershor 2015). "Rreze Abdullahu, Ana Frank shqiptare". KosovaLive. Arkivuar nga origjinali më 3 shkurt 2016. Marrë më 23 korrik 2017.