Rruga e pamëshirshme

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Rruga e pamëshirshme roman, Autori: Fran Camaj. Botuesi: Toena. Faqet e librit 272.

Romanit Rruga e pamëshirshme është një vepër që lexohet e shijohet. Autori Fran Camaj bën që në krye të herës një pakt me lexuesin: i premton atij rrëfim të thjeshtë e të ndershëm dhe kërkon prej tij besim e mirëkuptim;pakt ky, që ruhet me fanatizëm deri në fund. Në qendër të librit janë vënë jetë dhe fate individësh e familjesh malësore, fate dhe jetë që takohen e kryqëzohen bindshëm në më të shumtën e rasteve, por herë-herë, edhe në mënyrë artificiale e të kërkuar. Fjala është për njërën prej plagëve më të rënda e më të dhimbshme të shqiptarëve andej e këndej kufirit: emigrimin në dhé të huaj. Dhe vendi i emigrimit (në roman dhe në realitet) natyrisht që do të jetë Amerika, "Toka e Premtuar", "Dheu i Ëndrrave". Boshti i rrëfimit në këtë vepër e që do të jetë edhe boshti i një tragjedie të vërtetë njerëzore është një familje e thjeshtë malësore: ajo e Mark Lul Hasit. Fati i kësaj familjeje, gjëmat e njëpasnjëshme që e ndjekin, ëndrrat e zhgënjimet, besimi dhe shpresa në të ardhmen etj., e kthejnë atë në një simbol, simbol të vetë kombit tonë dhe fatit të tij.


Autori i këtij romani tregon sesi një familje Malsore,familja e Mark Lul Hasit,marrin rrugen e mergimit.Një familje e madhe 7-anëtarëshe zbert në 2 anëtarë. Gjërat që më së shumti e trondisin familjen,janë vdekjet dhe tragjeditë e shumta që i ndjekin 4 të rinjët që janë larg atdheut. Gjergji dhe Preka mueren hapat e parë të kësaj rruge,ku vëllezërit humbin kontaktin me me Preken,ku dhe nuk kan pse të patur shpresa kontakt me të sepse ai kishe vdekur. Leci dhe Toma u shpërngulen të fundit,ku Leci vdekë në mënyrë tragjike dhe shumë tronditse jo vetem per familjen e tij,por edhe për familje e njëriut të zemrës ku për hirë të dashurisë përballet me mikun e tij(vëllaun e Shpresë-e dashura e Lecit).

Shumë gjëra përcjellin këta të rinj,ku në fund Pali i cili ishte në shkollë të lartë në Kosovë,mbylle derën dhe fikë vatren,për të themeluar një jetë më të mirë për pasardhësit e tij.