Rruga e partisë (revistë)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Ishte revistë e përmuajshme teorike dhe politike, organ i KQ të PPSH. Ka filluar të botohej më 1953. Trajtonte probleme të rëndësishme të vijës së përgjithshme të PPSH për ndërtimin e socializmit, të politikës ekonomike të Partisë, të revolucionit ideologjik e kulturor, të luftës ideologjike kundër imperializmit, socialimperializmit dhe revizionizmit modem. Një vend të posaçëm në faqet e saj zinte veprimtaria dhe përvoja e organeve dhe organizatave-bazë të Partisë. Në "Rruga e Partisë" pasqyrohej edhe veprimtaria e përvoja e partive marksiste-leniniste dhe e lëvizjes komuniste e punëtore ndërkombëtare. Revista luantete një rol të rëndësishëm për edukimin marksist-leninist dhe ngritjen ideoteorike të komunistëve dhe të kuadrove.