Ruzana - mite dhe legjenda nga Piluri

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Ruzana - mite dhe legjenda nga Piluri Autori: Kristo Çipa. Botuesi: Toena. Faqet e librit 80.

Ajo që është frymë e veçantë në këtë vëllim, është gjallërimi i atmosferës, i ambientit dhe sidomos ndjenja e atdhedashurisë. Faqet e librit lexohen të shoqëruara me ndjenjën se je dorëzuar plotësisht në pushtetin e një rrëfimi të brendshëm, të heshtur, rrëfim që pa ngulur këmbë të vë përpara reflekse nga jeta, nga urtia e të jetuarit, e të dashuruarit, nga filozofia e realitetit, e botës dhe ekzistencës. Duke e përshkruar hapësirën, ambientin, natyrën, autori pa paralajmëruar, na tërheq në sfera të padukshme të shpirtit dhe mendjes që pluskojnë reflekse thellësisht të rëndësishme nga jeta dhe të jetuarit.