Sëmundja e Alzheimerit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Sëmundja e Alzheimerit
Klasifikimi dhe burimet e jashtme
Krahasim midis një truri normal (majtas) dhe një truri të një pacienti me Alzheimer (djathtas). Të shënjuara janë karakteristikat e ndryshme.
ICD-10 G30., F00.
ICD-9 331.0, 290.1
OMIM 104300
DiseasesDB 490
MedlinePlus 000760


(AD), gjithashtu e quajtur Sëmundja e Alzheimerit, ose thjesht Alzheimer, është forma më e zakonshme e dementias. Kjo sëmundje e pakurueshme dhe degjenerative u përshkrua për herë të parë nga psikiatri dhe neuropatologu gjerman Alois Alzheimer më 1906 dhe kësisoj sëmundja u emërtua sipas tij. Zakonisht diagnostikohet te personat mbi moshën 65 vjeç, ndonëse shenjat e para të tij mund të shfaqen shumë përpara. Më 2006, kishte 26,6 milionë persona të prekur në tërë botën. Parashikohet që në 2050-n 1 në 85 veta të jenë të prekur nga kjo sëmundje.

Ndonëse secili rast i Alzheimerit është unik për secilin individ, ka shumë simptoma të përbashkëta. Simptomat më të hershme të vëzhguara shpesh ngatërrohen si probleme të lidhura me moshën, ose manifestime të stresit. Në periudhat e hershme, simptoma më e njohur është paaftësia për të mbajtur mend kujtime të reja, si p.sh vështirësia për të mbajtur mend fakte të vëzhguara në kohët e fundit. Kur mjeku ose infermieri lajmërohen, dhe sëmundja dyshohet, diagnoza shpesh konfirmohet me teste konjitive dhe vlerësime të sjelljes dhe pastaj kryhet një skanim i trurit.

Kur sëmundja përparon, simptomat përfshijnë ngatërresën, acarim dhe agresion, ndryshim humori, përçartje fjalësh, humbje të kujtesës afatgjatë dhe humbje të aftësisë së shqisave.

Më pak se 3 përqind e individëve jetojnë më shumë se 14 vjet pas diagnozës.

Shkaku dhe zhvillimi i Alzheimerit janë të paqarta. Kërkimi shkencor tregon se sëmundja lidhet me pllakat e pleqërisë (pjesë në zonën gri ku gjenden me shumicë qelizash amiloide që ndihmojnë nëshfaqjen e sëmundjeve neurodegjenerative) dhe lëmshet neurofibrilare (proteina patologjike të grumbulluara). Trajtimet e përdorura momentalisht ofrojnë pak përfitime simptomatike ; asnjë trajtim që vonon ose ndal progresin e sëmundjes nuk ekziston. Në 2008, më shumë se 500 teste klinike janë kryer për identifikimin e një kure të mundshme të Alzheimerit, por nuk dihet nëse ndonjë nga këto teste do shfaqë rezultate premtuese.

Janë sugjeruar zakone të ndryshme të jetuari për të parandaluar sëmundjen e Alzheimerit, por ka një mungesë provash që të tregojë një lidhje mes rekomandimeve dhe reduktimin e sëmundjes. Stimulimi mendor, ushtrimet dhe dieta e balancuar sugjerohen si mënyrat më të mira për të parandaluar dhe menaxhuar sëmundjen.

Për shkak se Alzheimeri nuk mund të kurohet dhe është degjenerativ, menaxhimi i pacientëve është esencial. Roli i kujdestarit zakonosht merret nga bashkëshorti ose një i afërm.

Sëmundja e Alzheimerit është e njohur për pasojat mbi kujdestarin; presioni mund të shkaktojë pasoja psikologjike, sociale, fizike dhe ekonomike.

Karakteristikat[redakto | redakto tekstin burimor]

Zhvillimi i sëmundjes ndahet në katër faza që lidhen me dëmtimet e funksioneve trupore dhe mendore.

Para-dementia[redakto | redakto tekstin burimor]

Simptomat e para shpesh ngatërrohen si probleme të lidhura me plakjen dhe stresin. Testimet e detajuara neuropsikologjike mund të shfaqin vështirësi mendore që 8 vjet para se një person të plotësojë kriteret për diagnostikimin me Alzheimer.

Problemi më i dukshëm është humbja e kujtesës, që shfaqet si vështirësia për të mbajtur mend fakte të mësuara së fundmi dhe paafatësia për të thithur informacion të ri.

Problemet me funksionet ekzekutive (si vëmendja, planifikimi, fleksibiliteti dhe mendimi abstrakt) ose dëmtimet në kujtesën semantike (kujtesa e kuptimeve), mund të jenë simptoma të fazave të hershme të sëmundjes. Plogështia mund të vërehet në këtë fazë dhe qëndron si simptoma më persistente (që qëndron më gjatë) gjatë rrjedhës së sëmundjes. Faza para-klinike e sëmundjes është quajtur gjithashtu dëmtim i butë mendor, por nëse ky term korrespondon me një fazë pas diagnostikimit apo me hapin e parë të sëmundjes së Alzheimerit, kjo ngelet për tu diskutuar.

Dementia e hershme[redakto | redakto tekstin burimor]

Në njerëzit me sëmundjen, dëmtimi në rritje i aftësisë për të mësuar dhe kujtesës sjell në diagnostikimin definitiv. Në një pjesë të vogël të tyre, vështirësitë me gjuhën, me funksionet ekzekutive, me perceptimin janë më të shfaqura sesa problemet me kujtesën. Sëmundja e Alzheimerit nuk nidkon në të gjitha kapacitetet e kujtesës barazisht. Kujtimet e vjetra të jetës së personit (kujtesa episodike), faktet e mësuara dhe kujtesa trupore ndikohen në një gradë më të ulët se kujtesa afatshkurtër.

Problemet me gjuhën janë kryesisht të karakterizuara nga kufizimi e fjalorit dhe ulja e rrjedhshmërisë për të folur, që çojnë në varfërimin e gjuhës së folur e të shkruajtur. Në këtë fazë, personi me Alzheimer shpesh është i aftë të komunikojë idetë kryesore. Ndërsa performon aftësi motore si të shkruarit, vizatuarit ose veshurit, koordinimi i lëvizjeve dhe vështirësitë e planifikimit mund të jenë të pranishëm por shpesh nuk vihen re. Ndërsa sëmundja zhvillohet, personat e prekur shpesh vazhdojnë të kryejnë shumë veprime në mënyrë të pavarur, por u duhet ndihmë ose mbikqyrje për aktivitete më kërkuese si nga ana fizike dhe mendërore.

Dementia e mesme[redakto | redakto tekstin burimor]

Përkeqësimi progresiv pengon pavarësinë e individëve të prekur, që bëhen të paaftë për të kryer edhe aktivitetet më të zakonshme. Vështirësitë në të folurit bëhen të dukshme për shkak se i prekuri nuk mund të kujtojë fjalët, që e çojnë atë në zëvendësimin e fjalëve të duhura me fjalë të gabuara (paraphasias). Aftësitë shkruese dhe lexuese humbasin gjithashtu shkallë-shkallë. Koordinimi i ndërlikuar i lëvizjeve përkeqësohet me kalimin e kohës, duke e bërë më të madh rrezikun e rënies. Gjithashtu, problemet e kujtesës përkeqësohen dhe personi mund të mos njohë të afërmit. Kujtesa afatgjatë, që më përpara qe e pacënuar, tani dëmtohet.

Referencat[redakto | redakto tekstin burimor]