SAB studenti albanesi di brescia

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

SAB Studenti Albanesi di Brescia - E krijuar ne datën 15 mars 2005 nga kater student shqiptar. Me dëshirën për tu bere pjese e një organizmi me te madh siç është shoqata Albstudent dhe për tu dhëne një ndihme sado te vogël studenteve te sapoardhur, u mendua te krijohej një grup qe do merrej me pas me organizimin e gjithë shoqatës. Ndihma e tyre ka qene dhe është shume e rëndësishme për ne sepse kane qene themeluesit e pare, ata te cilët kane pasur guximin qe te marrin përsipër organizimin e shoqatës.

Qëllimi i krijimit te kësaj shoqate[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ashtu siç u theksua dhe me sipër, objektivi kryesor i shoqatës tone ka qene dhe vazhdon te jete integrimi i studenteve shqiptar ne jetën studentore dhe jemi munduar gjithmonë tju ofrojmë ndihme morale dhe informacione te vazhdueshme se si duhet ta përballojnë universitetin, mënyrën e organizimit te leksioneve, komunikimin me profesorët, dokumentet qe duhet te përgatisin për ti paraqitur ne sekretari etj. Roli i shoqatës tone ka qene i dyfishte. Nga njëra ane jemi munduar te jemi ndërmjetësi i studentit me universitetin dhe institucionet qe e perfeksionojnë atë. Nga ana tjetër jemi munduar te perfeksionojmë ne mënyre sa me dinjitoze kulturën dhe traditën shqiptare.