Sadik Kaceli

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Sadik Kaceli

Sadik Kaceli.jpg

Emri: Sadik Kaceli
Ditëlindja: 1912
Vendlindja: Tirana, Shqipëria
Ditëvdekja: 2000
Vendvdekja: Tirana, Shqipëria

Sadik Kaceli


Kacelët, tregtarët mes Milanos dhe Tiranës[redakto | redakto tekstin burimor]

Sipas gojëdhënës familjare, Kacelët kanë zbarkuar në Tiranë përpara më shumë se 300 vjetësh. Nga fshatrat, malësia apo nga kolonitë gjermane (Kasel !) atje ? Kjo nuk është histori arkivash ndërsa këto pyetje janë thjesht hamendësime. Sa më shumë i rreh me mend, aq më të pakapshme bëhen për Buron Kacelin, pinjoll i familjes tiranase, Kaceli. Faktet janë tretur në të shkuarën e largme. Ka mbetur vetëm një kujtesë e përmbledhur në 14 breza, pema gjenealogjike e familjes Kaceli, që daton qysh përpara më shumë se 300 vjetësh. Profesioni më i vjetër i kësaj familjeje është tregtia. Në fototekën e familjes ruhen plot fotografi dyqanesh me emrin e vëllezërve Kaceli. Buroni tregon se ka pas ekzistuar edhe një tren i quajtur treni i Kacelëve në Milano, që transportonte mallrat tregtare të Kacelëve. “Tregtoheshin mobilje, rroba e mallra nga më cilësoret për kohën dhe të gjitha silleshin nga Italia”, - thotë Buroni. “Kartoleri, Kinkaleri, Parfumeri etj”, ishte dyqani i Ali dhe vëllezërve Kaceli në pazarin e dikurshëm të Tiranës, të cilin Buroni e përmend si një pazar nga më të bukurit dhe më të mëdhenjtë e Ballkanit. Si dokument të aktivitetit tregtar të familjes pinjolli i Kacelëve tregon një licencë tregtie, e para e lëshuar nga shteti shqiptar në Tiranë, Licencë tregtie nr.1. “Shpresojmë dhe besojmë që numri 1 nuk ka qenë thjesht një rastësi, por një vlerësim për tregtinë e familjes Kaceli”, - thotë Buroni. Një nga fotot më të vjetra dhe më të çmuara të fototekës Kaceli është pikërisht një fotografi e vitit 1914 e një dyqani të Kacelëve në qendër.

Breznitë e piktorëve Kaceli. Nga dekoruesit e mureve dhe piktorët e arkave deri tek portretet dhe peizazhet e Sadik Kacelit dhe të birit. Pinjollët e tjerë artistë të familjes deri në ditët e sotme.

Piktura, profesioni i vjetër i familjes[redakto | redakto tekstin burimor]

Piktor i Popullit, autor i stemës së Republikës, një nga themeluesit e Galerisë së Arteve, me studime të kryera jashtë vendit, Sadik Kaceli është një nga piktorët më të njohur të familjes Kaceli. Por në faza rudimentare artistët e parë të pikturës në këtë familje kanë qenë dekoruesit e mureve të banesave, apo ata që pikturonin arkat e sëndukët në të shkuarën. Ndërkaq edhe vetë Buroni ka ndjekur udhën e të atit dhe merret me pikturë vazhdimisht. Autor i një sërë ekspozitash kombëtare jashtë vendit para ‘90, ai vazhdon të merret me pikturë dhe të çelë ekspozita ndonëse më rrallë. Ndër pinjollët e tjerë të familjes Gëzim Kaceli është gjithashtu Artist i Popullit dhe figurë e njohur e koreografisë shqiptare, profesionin e të cilit e ka trashëguar i biri, Renis Kaceli i cili është pedagog koreografie në Itali ndërsa e motra studion po aty për kanto. Te katërt fëmijët e Sadik Kacelit : Ermali, Buroni, Heroina e Lumnika jane marre me art ne një mase a tjetër qofte kjo ne drejtim te artit figurativ apo letërsi. Omeri, një tjetër pinjoll i familjes ka përfunduar shkëlqyeshëm për pikturë në Artet e Bukura në Tiranë. Ndërsa Buroni preferon peizazhin, Sadiku, i ati ka preferuar edhe portretin. Në studion e tij të vjetër të cilën e gjetëm në rikonstruksion gjenden veç pikturave me temë nga dasmat tiranase edhe portrete të mrekullueshme pleqsh me mustaqe dhe qeleshe si edhe ndonjë skulpturë e vogël në mur ashtu si edhe një autoportret i piktorit.