Sakaroza

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Shkrirja e Sheqerit të pastër
Temperatura(C) g Sarkozi/g Ujë
50
2.59
55
2.73
60
2.89
65
3.06
70
3.25
75
3.46
80
3.69
85
3.94
90
4.20

Sakaroza (sheqeri i zakonshëm) është dysakaridi më i rëndësishem . Është mjaft i përhapur në botën bimore. Në sasi më të madhe gjendet në kallam të sheqerit(14-26%) që kultivohet në vendet e ngrohta, dhe në panxhar sheqeri(16-20%), i cili kultivohet në Europë. Nga këto bimë përfitohet edhe në industri. Sakarozi formohet me kondensimin e dy molekulave të monosakarideve si dhe glukozës dhe fruktozës, siç shihet nga reaksionet:

C6H12O6 + C6H12O6 → C12H22O11 + H2O

Vetitë fizike[redakto | redakto tekstin burimor]

Sakarozi është substancë kristalore me ngjyrë të bardhë, e cila tretet mirë në ujë. Shkrihet në 184°C dhe në qoftë se nxehet në 200°C bëhet i murrmë dhe me emrin karamelë shërben pë ngjyrosjen e pijeve freskuese dhe ëmbëlsirave.


Vetitë kimike[redakto | redakto tekstin burimor]

Sakarozi është sheqer joreduktues. Nëse veprohet me enzime ose me acid klorhidrik HCl të holluar, skaroza hidrolizohet dhe shpërbashkohet në glukozë dhe fruktozë.

C12H22O11 + H2O → C6H12O6 + C6H12O6

Sakarozi përdoret për ushqim, për përgatitjen e ëmbëlsirave, pijeve alkoolike në farmaci etj.