Salvador Dalí

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Salvador Dalí

Salvador Felipe Jacinto Dalí Domènech, i njohur nën emrin Salvador Dalí (11 maj 1904 - 23 janar 1989) ishte një artist-piktor surrealist, skulptor dhe skenograf. Ai lindi dhe vdiq në FigueresKataloni, ku dhe krijoi muzeun e tij më 1974, Teatri-Muze Gala Salvador Dalí.

Jeta e hershme[redakto | redakto tekstin burimor]

Salvador Doménec Felip Jacint Dalí i Domènech u lind me 11 Maj, 1904 ne 8:45 GTM ne qytetin Figueres, ne rajonin Emporda, prane kufirit fancez ne Katalonia, Spanje.

Vellai me i madh i Dalise, i quajtuar gjithashtu Salvador (lindur me 12 Tetor 1901), kish vdekur nga gastroenteriti nente vjet me pare, ne 1 Gusht te 1903. I ati, Salvador Dali i Kusit, ishte nje avokat dhe noter i klase se mesme, i cili qasjen disiplinore e kishte te ndikuar nga e shoqja, Felipa Domenek Ferres, e cila i nxiti perpjekjet artistike te te birit. Ne moshen pese vjecare Daline e cuan ne varrin e te vellait, dhe iu tha nga prinderit e tij se ai ishte pershpirtja e tij, gje te cilen filloi ta besonte. Per te vellain, Dali tha… “…ne ngjanim si dy pika uji, por ishim reflektime te ndryshme te te njejtes gje. Ai ishte me siguri version im i pare, por ishte shume i bindur mbi absoluten”

Dali pati gjithashtu nje moter, Ana Mari, e cila ishte tre vite me e vogel. Ne 1949, ajo publikoi nje liber mbi te vellane, “Dali, i pare me syte e motres se tij”

Femijeria e tij perfshiu dhe futbolliset e ardhem te Barcelones Sagibarba dhe Josep Samitier. Gjate pushimeve ne resortin katalanas te Kadakesit, ata luajten futboll se bashku.

Dali ndoqi shkollen e vizatimit. Ne 1916, Dali gjithashtu zbuloi pikturen moderne, gjate pushimeve te tij ne Kadakes dhe familjen e Ramon Pichot, nje artist lokal i cili bente udhetime te vazhdueshme ne Paris. Vitin pasardhes, i ati organizoi nje ekspozite te punimeve te tij ne karbon. Ekspozita e pare publike u be ne Teatrin Komunal te Figueresit ne 1919. Ne Shkurt 1921, E ema e Dali vdiq nga kanceri i gjirit. Dali ishte gjashtembedhjete vjec. Pas vdekjes se saj i ati i Dali u martua me motren e gruas se tij te vdekur. Dali nuk e aprovoi kete martese, megjithese kishte nje dashuri dhe respekt te madh per tezen e tij.

Madridi dhe Parisi[redakto | redakto tekstin burimor]

Ne 1922, Dali u zhvendos ne rezidencen e studenteve ne Madrid dhe studioi ne Akademine e San Fernandos.

Dali terhoqi vemendjen si nje njeri i cuditshem dhe “dandy”. Ai mbante floke te gjate dhe baseta, pallto, corape te cuditshme, dhe kilota deri ne gju, si estetet e shekullit te nentembedhjete.

Ne Rezidence, ai u be mik me Pepin Bellon, Luis Bunuel, dhe Federico Garcia Lorken. Miqesia me Lorken kishte nje element pasioni te perbashket, por Dali i refuzoi te pranonte realizimin e deshirave te poetit.

Megjitheate ai ne pikturat e tij eksperimentoi me kubizmin, i cili i mundesoi atij vemendjen me te madhe te shokeve te tij studenteve. Ne kohen e ketyre punimeve te hershme, Dali me gjase nuk e kuptonte teresisht levizjen kubiste. Informacioni i tij mbi kubizmin vinte vetem nga artikuj revistash dhe kataloge, te cilet i jepeshin atij atij nga Pichot, pasi nuk kishte artiste te kubizmit ne ate kohe ne Madrid.

Ne 1924, ende i panjohuri Salvador Dali ilustron nje liber per te paren here. Ishte nje publikim i poemes Katalanase “Les Bruixes de Llers” nga miku i tij dhe shoku i shkolles, poeti Carles Fages de Climent. Dali eksperimentoi gjithashtu me Dadaizmin, i cili influencoi punen e tij gjate jetes. Dali u perjashtua nga Akademia ne 1926, shume pak kohe para provimeve perfundimtare, ne momentin qe ai deklaroi se askush ne fakultet nuk ishte kompetent per ta vleresuar ate. Zoterimi i aftesive te tij ne pikture u evidentua nga piktura e tij realiste “Shporta e Bukes”, pikturuar ne 1926. I njejti vit, ai vizitoi per here te pare Parisin, ku takoi Pablo Pikason. Pikaso kishte degjuar fjale ne favor te Dalise nga Joan Miro. Gjate zhvillimit te stilit te tij ne vite, Dali realizoi nje sere punimesh te infuencuara dukshem nga Picasso dhe Miro.

Disa ndikime ne punimet e Dali do te vazhdojne pergjate jetes se tij, megjithese kane qene te qarta qe ne vitin 1920. Dali ka marre ndikime nga shume stile te artit, duke filluar nga shkolla klasike. Ndikimi i tij klasik perfshin Rafaelin, Bronxinoon, Fransisko de Zurbaran, Vermeer dhe Velaskez. Ai i perdori te dy teknikat si klasike ashtu dhe moderniste, disa here ne pune te vecanta, dhe disa here te kombinuara. Shfaqja e punimeve te tij ne Barcelone terhoqi vemendje, dhe solli se bashku levdata dhe kritika.

Dali la te rriten nje pale mustaqe te shkelqyera, i ndikuar nga piktori i madh i shekullit te shtatembedhjete Diego Velaskez. Mustaqet u bene nje marke ironike e paraqitjes se tij pergjate gjithe jetes.

1929 deri ne Luften e Dyte Boterore[redakto | redakto tekstin burimor]

Ne 1929, Dali bashkepunoi me regjisorin surrealisht Luis Bunuel per filmin me metrazh te shkurter “Nje qen andaluzian”. Kontributi i tij kryesor ishte ne ndihmen per shkrimin e skenarit te filmit. Dali me vone pohoi dhe se ka luajtur nje rol shume te rendesishem dhe ne xhirimin e filmit, por nje gje e tille nuk eshte vertetuar.

Gjithashtu, ne gusht 1929, Dali takoi muzen, frymezimin dhe bashkeshorten e tij te ardhshme Gala, me emrin e lindjes Elena Ivanovna Diakonova. Ajo ishte nje emigrante ruse, ne ate kohe e martuar me poetin surrealist Paul Eluard. Ne te njejtin vit Dali pati nje shfaqje te rendesishme profesionale dhe u bashkua zyrtarisht me grupin e Surrealisteve ne lagjen Montparnasse te Parisit. Krijimtaria e tij tashme ishte e ndikuar shume nga surrealizmi prej dy vitesh. Surrealistet mbeshteten ate qe quhet metoda Paranoiake-Kritike, te qasjes se te pandergjegjshmes me qellim rritjen e shkalles se krijimtarise artisitke.

Nderkohe, marredhenia e Dalise me te atin ishte drejt shkeputjes. Don Salvador Dali i Kusit e kundershtonte ashper romancen e Salvadorit me Galan, dhe ai e shihte bashkimin e Dali me grupin e surrealisteve si nje ndikim te keq per moralin e tij. Ndarja perfundimtare ishte kur Dan Salvador lexoi ne gazete ne Barcelone se djali i tij se fundmi kish pasur nje shfaqje ne Paris, ne te cilen kishte paraqitur “Zemra e shenjte e Jezus Krishtit” me nje nenshkrim provokativ: “Ndonjehere une peshtyje, per argetim, ne portretin e nenes sime” I shokuar Don Salvador kerkoi qe i biri te terheq publikisht fjalet e tij. Dali refuzoi, ndoshta nga frika e perjashtimit nga grupi surrealist, dhe u debua me dhune nga shtepia e tij aterore ne 28 Dhjetor 1929. Don Salvador i tha se do ta perjashtonte nga trashegimia, dhe kishte te ngjare se ai nuk do ta rishihte me Kadakesin. Ne veren pasardhese Dali dhe Gala moren me qera nje kabine te vogel peshkataresh ne Port Ligat. Ai me vone e bleu ate, dhe gjate viteve e zgjeruan, dhe ndertuan shume te dashuren vile buze detit.

Ne 1931, Dali pikturoi nje nder punet e tij me te njohura, “The persistence fo memory” e cila sillte nje imazh surrealist te butesise dhe shkrirjen e orave te xhepit. Interpretimi i pergjithshem i vepres ishte se oret e buta jane nje refuzim i te pranuarit te kohes si nje element i ngurte dhe determinist. Kjo ide eshte me mbeshtetur dhe nga detaje te tjera te vepres, si peisazhi i gjere dhe, dhe nje ore e bute e gllaberuar nga milingonat.

Dali dhe Gala, kishin jetuar bashke deri ne 1929, ishin martuar ceremonialisht ne 1934. Me vone ata u rimartuaan me nje ceremoni katolike ne 1958

Dali u be i njohur ne Amerike nga Julian Levi ne 1934. Ekspozita e punimeve te Dalise, e cila perfshinte “Persistence of Memory”, krijoi nje sensacion te menjehershem.

Nderkohe qe shumica e artisteve surrealist po lidheshin gjithnje e me shume me politiken e majte, Dali mbajti nje pozicion te paqarte. Lideri i surrealisteve Andre Breton e akuzoi Daline se ishte mbrojtes i “te rese” dhe “irracionales” dhe te “fenomenti Hitler” por Dali e hodhi poshte kete akuze duke thene “Une nuk jam Hitlerian, as ne fakte as ne qellime”. Dali kembenguli se surrealizmi mund te ekzistonte dhe jashte kontekstit politik dhe refuzoi ti kundervihet fashizmit. Ndermjet faktoreve te tjere, ky ishte nje nder shkaktaret e telasheve te medha te tij me koleget surrealist. Ne fund te 1934 Dali iu nenshtrua nje gyqi, ne te cilin ate e larguan formalisht nga grupi surrealist. Ne lidhje me kete Dali u shpreh, “Vete une, jam surrealizmi”

Ne 1936 Dali mori pjese ne Ekspoziten Nderkombetare Surrealiste ne Londer. Leksioni i tij i quajtur “Fantomes paranoiaques authentiques”, u dorezua nga Dali i veshur me nje kostum dhe helmete polumbari. Ai e komentoi kete episod “Doja thjesht te tregoja se po zhytesha thelle ne mendjen njerezore”

Gjithashtu ne 1936, ne shfaqjen e premieres se Zhozef Cornell te filmit “Rose Hobart” ne galerine e Julian Levit ne New York, Dali u be i famshem per nje tjeter incident. Programi i Julian Levit me permbajtje filma surrealist me metrazh te shkurter ishte parashikuar te shfaqej ne te njejten kohe me ekspoziten e piktures surrealiste ne Muzeun e Artit Modern, ku do te paraqitej puna e Dali. Dali ishte pjese e audiences se filmit, ne mesin e shfaqjes vendos te rrezoje projektorin. Ai tha: “Nuk kam shkruar ndonjehere apo nuk i kam thene ndonjehere dikujt, por eshte njesoj sikur ai ta kishte vjedhur ate”. Disa akuza tentojne te jene edhe me poetike: “Ai e vodhi ate film nga ndergjegjia ime!” apo “Ai me vodhi endrren”

Ne kete periudhe, mbeshtetesi me i fuqishem i Dalise ne Londer ishte ishte pasaniku Eduard Xhejms. Ai e kishte ndihmuar Daline te depertonte ne boten e artit duke blere shume vepra te tij dhe duke e mbeshtetur ate financiarisht per dy vjet. Ata gjithashtu kishin bashkepunuar duke krijuar dy nga ikonat me te rendesishme te surrealizmit: “Telefonin karavidhe” dhe “Mae West Lips Sofa”.

Ne 1938, Dali takoi Zigmund Frojdin fale Stefan Zvajgut. Me pas, ne shtator te 1938, Salvador Dali ishte i ftuar nga Gabriele Koko Shanel ne shtepine e saj ne La pausa ne Rivieren franceze. Atje ai pikturoi nje numer te madh te pikturave qe me pas do te ekspozoheshin ne Galerine e Julian Levit ne New York.

Ne 1939, Breton shpiku pseudonimin percmues per Dali “Avida Dollars”, nje anagram per te, i cili mund te perkthehet “I Etur Per Dollare”. Kjo ishte nje reference ironike per komercializimin gjithnje ne rritje te puneve te Dali. Disa surrealise (si Ted Xhoans) fillojne te flasin per Daline ne kohen e shkuar. Sikur ai te kishte vdekur. Levizja surrealiste do te vazhdoj te nxjerre polemika te ashpra kunder Dali, deri ne vdekjen e tij, madje dhe me pas.

Ne 1940, Lufta e Dyte Boterore ishte ne aktivitet te plote ne Europe, Dali dhe Gala u zhvendosen ne SHBA, ku jetuan per tete vjet. Pas rikthimit, Dali iu kthye praktikimit te Katolicizmit. “Gjate kesaj kohe, Dali nuk ndaloi se shkruari”, shkroi Robert dhe Nikolas Descharnes.

Ne 1941, Dali hatoi nje skenar filmi per Jean Gabin te quajtur “Moontide”. Ne 1942, ai publikoi autobiografine e tij, “Jeta e fshehte e Salvador Dali”. Ai shkroi kataloge per ekspozitat e tij, te tilla si ajo ne galerine Knoedler ne New York ne 1943. Ne te ai shpjegoi: “Surrealizmi te pakten do te kete sherbyer per te dhene nje prove eksperimentale, se steriliteti total dhe perpjekjet per automatizim kane shkuar shume larg dhe kane cuar ne nje sistem totalitar... pertacia e sotme dhe mungesa totale e teknikes kane arritur kulmin e dalldise se tyre ne kuptimin psikologjik”. Ai gjithashtu shkroi nje roman, ne lidhje me moden e salloneve dhe automobilat. Gjithashtu tek “Jeta e fshehte e Salvador Dali”, Dali shprehet se ishte ndare nga Bunuel per shkak se ai ishte komunist dhe ateist.

Nje frat italian, Gabriele Maria Berardi, deklaroi se kane tentuar te bejne nje ekzorcizem mbi Daline, nderkohe qe ai ishte ne France ne 1947. Me 2005, ne pasurine e fratit u zbulua nje skulpture e Krishtit ne kryq. U deklarua se Dali ia kish dhene kete punim te tijin ekzorcistit, ne shenje mirenjohjeje, dhe dy eksperte te artit spanjoll pohuan se nisur nga stilistika eshte e besueshme qe kjo veper te jete realizuar nga Dali.

Vepra[redakto | redakto tekstin burimor]

Dalí përfundoi 1648 piktura gjatë karrierës së tij, pa përmendur librat e ilustruar, dizenjimet e skenave dhe kostumeve për teatër, një numër të madh vizatimesh, duzina skulpturash, dhe projekte të tjerë, përfshirë ketu dhe një film vizatimor për Disney.

Filmografia[redakto | redakto tekstin burimor]

Libra[redakto | redakto tekstin burimor]

Citime[redakto | redakto tekstin burimor]

"Unë nuk drogohem, unë jam droga."

"I vetmi ndryshim midis një të çmenduri dhe meje, është që une nuk jam i çmendur."

"Mos ki frikë nga e përkryera - nuk do ta arrish asnjëherë."

"Surrealizmi, jam unë."

"Çdo gjë influencon tek unë, asgjë nuk më ndryshon."

"Të vetmen gjë, të cilën bota nuk do ta ketë asnjëherë mjaftueshëm, është ekzagjerimi."

"Piktura, është pjesa e dukshme e akullnajës së mendimit tim."

Shiko edhe[redakto | redakto tekstin burimor]