Sam Muleci

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Sami Muleci ka lindur më 21 qershor 1997 në qytetin e Skenderajit, shteti i Kosovës, por jeton në Austri, në qytetin e Gracit.

Prindërit e Sami Mulecit quhen babai Muharrem Muleci, nëna Kimete Muleci, ai ka 2 vëllezër të quajtur Avni Muleci & Flamur Muleci. Shkollën fillore e kreu në Austri si dhe gjimnazin në Austri, dega Shkenca Kompjuterike.

Samiu së bashku me familjen e tij të ngushtë kanë një biznes ndërtimi në Austri ku të gjithë austriakët e njohin këtë kompani si një nga kompanitë më të mëdha në Austri dhe babai i Samiut e quajti këtë kompani Sam Bau, ku trashëgimtari i këtij biznesi është vetë Samiu.

Që në fëmijëri, prindërit e tij e zbuluan talentin e Samiut në muzikë dhe e mbështesin gjithmonë, edhe pse ai vazhdon studimet, që të mos e lërë kurrë mënjanë muzikën sepse ishte një talent shumë i rrallë.

Sami Muleci e ka nisur me muzikë që në moshë shumë të vogël, ka nisur disa projekte të ndryshme muzikore, por në vitin 2021 Samiu i cili në degën e muzikës njihet me pseudonimin SAM. Projekti muzikor me titull Where are you, ku Sam me këtë projekt muzikor arriti të jetë mjaft i suksesshëm, ku pati një audiencë të madhe dhe shpërndarje nga publiku në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, Zvicër dhe Austri. Për këtë projekt dhe talentin e Sam shkruajnë edhe shumë gazeta nga vendet e lartpërmendura.

Sam

Të gjitha tekstet e Samit janë shkruar nga ai, kur u pyet se ku e merr frymëzimin tha nga jeta që jeton. Sami do të ketë së shpejti projektet e radhës dhe në një intervistë përfundoi duke thënë se tani është koha ime.