Sami Frasheri dhe Ballkani i hapur - Feti Mehdiu

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë



SAM FRASHERI DHE BALLKANI I HAPUR

Dy vetë e prishin odën e burrave: ai që nuk din dhe flet, dhe ai që din  e nuk flet-thonë pleqnarët shqiptarë

Dhe unë, për këtë arsye vendosa për njërën rrugë. Të flas, e ku të del le të del!

Zhvillimet historike në Ballkan, sidomos dy shekujt e fundit, të shpiejnë  drejt të besuarit verzionit se emri Ballkan është formuar nga fjalët turke BALL+KAN= MJALT E GJAK!

Ndo le t`i thonë Evropë Jug-lindore… n`do veriore ndo perendimor… ai mbetet BALLKAN.

Emërtimet tjera, të reja, janë përpjekje për ta maskuar realitetin e hidhur të fatit të popujve që jetojnë në këtë rajon. Vëllezërit Frashëri:Abdyli, Naimi dhe Samiu jo vetë se janë TRE PISHTARË,* por janë, xhevahirë në themelet e shtetësisë shqiptare të fundshekullit XIX. Sidomos Naimi dhe Samiu, personalitetet e vetme që di unë, të cilët në fund shekullit XIX e shprehën shumë qartë idenë dhe platformën se si mund të ndryshohet realiteti: MJALT E GJAK.

Të dy këta, me pendën e tyre të mprehtë dhe sinqeritetin e bujarinë e tyre, Naimi me gjuhë poetike kurse Samiu me gjuhë diplomatike, iu bashkuan idesë për bashkpunim të popujve të Ballkanit. Atëherë kështu quhej kjo platforma e sotme që qarkullon si BALLAKN I HAPUR.

  Naimi me poezi bënte thirrje:

Me fqinjët gjithmonë duam në paqe të jetojmë

Me sllavët, me grekët dhe me të tjerët në dashuri të jetojmë

Shikimet e secilit thellë t’i kuptojmë

Të drejtën e tjetrit gjithmonë ta respektojmë ( f. 149).

               Ndërkaq Samiu, kur ishte kryetar i Komitetit për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve, në Stamboll, në gazetën që e drejtonte, me datë 30 maj të vitit 1878  boton deklaratën, ku ndër të tjera thuhet: „Ne gjithsesi duam të jetojmë në paqe me fqinjët tanë, Malin e zi, Greqinë, Serbinë dhe Bullgarinë. Ne asgjë nuk kërkojmë nga ata, por jemi thellë të vendosur që me çdo kusht të mbrojmë gjithë atë që është e jona. Tokat shqiptare duhet t’u lihen shqiptarëve”.

” serbët dhe malazezët duhet të dërgojnë delegatët e tyre në Lidhjen e Prizrenit dhe pa dyshim që do t’i rregullojnë mosmarrëveshjet që kanë mes veti. Nëse arrihet kjo marrëveshje mes popujve sllav të jugut dhe shqiptarëve, ata së bashku do t’ia dalin ti kundërvihen Austro Hungarisë, dhe nuk është vështirë të besohet se do të paraqiten turbullira mes hungarezëve dhe popujve sllav…”.

Elementi sllav i Ballkanit e kishte kuptuar se “Rusia nuk donte pavarësi të plotë të popujve sllav të jugut, ajo do që këta popuj gjithmonë të jenë nën pushtetin e dikujt tjetër, dhe ajo të mund të bënte intriga dhe ti përdorë si armë në duart e saja”.  Prandaj një marrëveshje serbo-malazeze dhe shqiptare, veçanrisht  ndërmjet serbëve dhe malazezve me shqiptarët, të cilët kishin  formuar Ligën e tyre,  ishte  mëse e domosdoshme.

Dhe vazhdonte: Greqia,  edhe ajo duhet të ndjekë shembullin e Serbisë dhe Malit të Zi, por të lënë mënjanë idetë zaptuese dhe t’i bashkohen kësaj lidhje, çështje e cila do të ishte tejet e dëshirueshme”.*[1]

Për t`i përvehtsuar shqiptarët, për këtë qëllim, ishin rekrutuar numër jo i vogël i intelektualëve shqiptarë të kohës, përfshi këtu edhe vëllezërit Frashëri, Pashko Vassa, etj. Ishte periudha e Rilindjes Kombëtare shqiptare. Jashar Erebara arriti të botojë në Beograd gazetën ALBANIA…dhe aktivitete tjera arsimore e kulturore, si, shpërndarje e literaturës për shkollat shqipe…, etj.   Mirëpo gazeta Maqedonija, drejtor i së cilës ishte P. Simoviq, me 18 janar 1904, shprehej:„ ... ah sa jemi tradhtuar ne në Serbi …dhe lejojmë që në mes të Beogradit të shtypet një gazetë shqiptare me alfabet latin, gazetë e cila në Vjenë redaktohet në gjuhën shqipe ...”  f. 160.  Përeveç,     kësaj gazeta Makedonija filloi të publikojë artikuj në gjuhën shqipe me alfabetin cirilik, pa çka se Naim Frashëri   në Dëshira e vërtetë e shqiptarëve shprehej :

 Shikimet e secilit thellë t’i kuptojmë

Të drejtën e tjetrit gjithmonë ta respektojmë ( f. 149).

As Naimit as Samiut – as gjuhës poetike as gjuhës diplomatike, fuqitë e kohës që luanin “shah me popujt e pafuqishëm” nuk ia varën  veshin fare kësaj platforme për zgjidhje të qëndrueshme të problemit në Ballkan.! Me ngulmë të paparë vazhdonin angazhimet që me ç,   do kusht të vazhdojë bashkpunimi kuturu i popujve të Ballkanit. Koncepti i Samiut dhe i Naimit nuk u përmend fare më, sepse  doli në sipërfaqe Basri beg Dugagjini nga Dibra, i cili krekosej me prejardhjen e tij Dugagjinase, i cili  kishte arritë të bëhet edhe deputet i Dibrës në Parlamentin e Stambollit, në rrethana shumë të dyshimta. Basri begu ishte mik i ngushtë I Feti Pashës – ambasodor i Sulltanit në Beograd, I cili  angazhohej për njëlloj  federate Turqi – Serbi. Basri begu i vazhdoi përpjekjet e tij për “bashkpunim me popujt e Ballkanit”, an`e kënd botës që ia kapte syri atij: Beograd, Stamboll, Sofje, Manastir, Kairo, e gjetiu, deri kur u detyrua, fal trupave franceze,  të gjejë strehim në Paris. Prej aty i drejtohej popullit shqiptarë dhe i bënte thirrje mos i ndërpres lidhjet me Sulltanin.

Ai Botoi edhe disa libra, por nga viti 1920 i humbet çdo gjurmë.

Emrues i përbashkët i angazhimit të Rilindësve shqiptarë për bashkpunim midis popujve të Ballkanit (fundshekulli XIX dhe fillim shekulli XX), me angazhimin aktual të  qarqeve të caktuara në Ballkan, për Ballkanin e hapur  – që i bie 150 vjet më vonë -  është barazi me dështim të garantuar.

Të dy herët, ideja për bashkpunim midis popujve të Ballkanit, nxjerr krye në momentet kur duhet të vendoset fati i popullit shqiptarë.

Herën e parë ishte kur shqiptarët dhe sulltanati Osman duhej të vendosnin për ardhmërinë e qëndrueshme të popujve të tyre, kurse herën e dytë është aktualizuar ideja lugat – që kishte vdekur para një shekulli e gjysmë - kur Kosova dhe Serbija duhet të vendosin për ardhmërinë stabile jetike të popujve të tyre, ashtu siç shpreheshin vëllezërit FRASHëRI:

Të drejtën e tjetrit gjithmonë ta respektojmë!

“…të lënë mënjanë idetë zaptuese dhe t’i bashkohen kësaj lidhje…”

Dhe si u shpreh Mark Millani :“Shqiptarin asnjëherë mos u përpiq ta mburrësh për diçka që s`është e tija, nëse dëshiron të jeshë mik i tij dhe i Zotit!”

Faktorët vendimmarrës duhet të kenë parasyshë faktin se historia të mban përgjegjës jo vetëm për atë që e ke bërë, por  edhe për atë që nuk e ke bërë në kohën kur është dashur ta bëjsh!

Kush nuk e kultivon mbamendjen në histori, nuk ka as ARDHMERI!

Shikoni dhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Teuta Shuku Hoti - Feti Mehdiu,  fetimehdiu44@gmail.com https://drferimehdiu.Wordpress.com:

Prishtinë, shtator, 2022


[1] Agah Sërri Levent, Shemsettin Sami, Hayati ve eserleri, Ankara, 1969; Hasan Kaleshi