Samir Shaptahu

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Samir Shaptahu është një ish basketbollist profesionist i Kosovës, i cili ka luajtur për herë të fundit për KB Pejë. Ai lindi në Bar Tivar në Mal të Zi në një familje shqiptare. Ai konsiderohet si një nga lojtarët më të mirë që Superliga e Kosovës në Basketboll ka pasur ndonjëherë. Ai ka luajtur në Superligën e Kosovës në Basketboll dhe në Ligën Ballkanike të Basketbollit.[1]

Ai ishte anëtar i ekipit kombëtar të basketbollit të Kosovës, dhe ish-anëtar i ekipit kombëtar të basketbollit shqiptar. Ai fitoi tri herë trofeun e Basketbollit të Superligës së Kosovës, së pari me KB Prishtina në vitet 2001–2012, 2002–2003 dhe së dyti me KB Peja në sezonin 2012–13.[2] Ai gjithashtu ka luajtur në ekipin e KK Mornar Bar dhe gjithashtu në Mabetex Prishtinë për një sezon. Ai vlerësohet si një legjendë e basketbollit të Kosovës. Në fund të sezonit 2014–15 ai deklaroi pensionim nga basketbolli në Kosovë.[3][4]

Karriera profesionale[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Sezoni 2014-15[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Shaptahu luajti për ekipin KB Peja në Superligën e Kosovës në Basketboll dhe në Ligën Ballkanike të Basketbollit. Në sezonin 2014–15, Shaptahu ishte një nga më të mirët e ekipit të tij.[5] Në Superligën e Kosovës ai ishte mesatarisht me statistika shumë mbresëlënëse: 20.1 pikë, 8.1 asistime dhe 4.0 kërcime për çdo ndeshje në 27 ndeshje të luajtura. Dhe në LBB ai ishte mesatarisht me 17.3 pikë, 5.4 asistime dhe 2.8 kërcime në lojë në 14 ndeshje të luajtura.[6]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]