Seguin
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Qyteti Seguin (shquar Seguina, anglisht dhe spanjisht : Seguin, lexo : Sëginë/Segín) është vendbanim në afërsi të San Antonios, në qendër të Shtetit të Teksas, Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas regjistrimit të popullsisë të vitit 2000, ka 22.011 banorë. Qyteti është vendndodhja e Universitetit Luterian të Teksasit (Texas Lutheran University), ku kanë diplomuar dhe vazhdojnë të studiojnë dhjetëra shqiptarë nga Kosova. Po ashtu, në qytet zhvillojnë veprimtari afariste mërgimtarë shqiptarë.
