Sektori dytësor

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Sektori dytësor i ekonomisë, i njohur edhe si sektori i prodhimit ose industrial,  përfshin të gjitha degët e veprimtarive njerëzore që transformojnë lëndët e para në produkte ose mallra. Sektori dytësor i shton vlerë lëndëve të para duke i tranformuar ato në produkte (mallra) dhe duke i bërë të dobishme për njerëzit. Ndër aktivitetet ekonomike dytësore përmendim: përpunimi i qumështit dhe prodhimi i shumë nënprodukteve prej tij, prodhimi i tekstilit nga pambuku, leshi, liri etj., prodhimi i moblijeve nga drutë ose materiale të tjerë, prodhimi i çelikut nga kombinimi i disa mineraleve etj.

Llojet e sektorit dytësor[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Klasifikimi më klasik i sektorit dytësor e ndan atë në: Industri e rëndë dhe e lehtë. Në varësi të studimit dhe kriterit të marrë në konsideratë bëhen edhe klasifikime të tjera të tij.

Industria e rëndë i referohet procesit të prodhimit në shkallë të gjerë që kërkon kapital të madh financiar dhe prodhon objekte relativisht të rënda e të mëdha dhe që nuk janë për konsumin e përditshëm. Në industrinë e rëndë përshihen: industria kimike, e qelqit dhe prodhimeve të ngjashme, prodhimi i makinave dhe makinerive për sektorë të ndryshëm të ekonomisë, metalurgjia etj,.

Industria e lehtë përkufizohet si aktiviteti që prodhon produkte me peshë dhe madhësi relativisht të vogël dhe që janë të konsumit të përditshëm. Në krahasim me industrinë e rëndë, ajo kërkon më pak kapital financiar dhe shumë prej nëndegëve të saj kanë nevojë për fuqi puntore të madhe. Disa shembuj të industrisë së lehtë janë: Industria tekstile (fabrikat e tekstilit, prodhimit të veshjes, lëkurëve etj), Industria ushqimore (miellit, ushqimeve të ngrira, ushqimeve për kafshë, vajit, lëngjeve të frutave etj.).

Klasifikime të tjera të Sektorit dytësor:         [Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Industria e prodhimi të mallrave të konsumit të gjerë

Prodhimi i mallrave të konsumit të gjerë dhe të shpejtë pwrfshihen në sektorin dytësor të ekonomisë. Përpunimi i lëndëve të para të marra direkt nga natyra ose të përpunuara më parë dhe prodhimi i një produkti të ri prej tyre është një element i rëndësishëm për sigurimin e mallrave të konsumit të gjerë. Në këtë kategori përfshihen prodhimi i produkteve ushqimore, kozmetike, ilaçet, pajisje zyre (kancelari), produkte pastrimi etj.

Industria e makinave[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Këtu përfshihet prodhimi i makinerive dhe pajisjeve të ndryshme që do të përdoren nga ndërmarrje të tjera ose nga popullsia, por nuk janë mallra konsumi. Si të tilla përmendim prodhimin e makinave; makinerive, pajisjeve elektroshtëpiake, mobiljet etj.

Industria e prodhimit të materialeve të ndërtimit[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në këtë kategori përfshihet prodhimi i të gjitha produkteve dhe makinerive që do të përdoren në sektorin e ndërtimit si për shembull prodhimi i çimentos, betoni, asfaltit, tullave etj.

Industria e prodhimit të produkteve artizanale dhe të modës[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në këtë kategori përfshihet prodhimi i veshjeve, këpucëve, pajisjeve të tjera të konsumit të gjerë që prodhohen me mënyra artizanale ose për linjat e modës.

References:[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

https://managementmania.com/en/manufacturing-and-industry-secondary-sector

https://www.marketing91.com/secondary-industry/