Sfirca (Medvegjë)
Sfircë | |
---|---|
Fshat |
Sfirca (serbisht: Свирце/Svirce) është fshat në komunën e Medvegjës, Serbi.
Gjeografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Sfirca është një fshat kodrinoro-malor qe ndodhet ne Komunën e Medvegjes ne kufi me Kosovën, ne veri kufizohet me Banjen e Sijarines dhe Sijarinen, ne lindje kufizohet me fshatrat Rama Banje dhe Starabanje, ne perëndim kufizohet me Borocin dhe ne jug kufizohet me fshatin Sfircë ne Komunën e Dardanes. Ky fshat dhe Svirrca kane qene një, por u ndanë padrejtësisht ne Kongresin e Berlinit me 1878. Lartësia me e madhe mbidetare e këtij fshati është afër kufirit me Kosove-rreth 1075 m.Sfirca e Medvegjes ka nje siperfaqe rreth 22 km2.
Demografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Sipas regjistrimit serb të popullsisë së vitit 2002 Sfirca ka pasur 523 banor. Në vitin 1981 Sfirca kishte 1287 banor e që atëherë filloi të ulet numri i popullsisë përshkak të emigrimit të popullsisë në drejtim të Kosovës, si shkas situate e pasigurisë dhe shtypjes nga ana e pushtetit serb. Në këtë vendbanim në vitin 2002 ka pasur 344 banor të moshës madhore, ndërsa mosha mesatare e popullsisë ishte 32,8 vite. Në vendbanim kishte 109 ekonomi shtëpiake dhe mesatarja e anëtarëve të familjes ishte 4,6 anëtar. Ky vendbanim është krejtësisht i banuar nga popullsia shqiptare. Me dëbimin e shqiptareve nga Medvegja, tani ka mbetur një numër i vogël i shqiptareve edhe ne fshatin Sfircë. Ne rexhistrimin e vitit 2011 Sfirca doli se ka vetem 77 banor.
Statistikat
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Viti | Banorë | Grafiku |
---|---|---|
1948 | 1109 | |
1953 | 1217 | |
1961 | 1284 | |
1971 | 1299 | |
1981 | 1287 | |
1991 | 368 | |
2002 | 501 | |
2011 | 77 |
Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Sfirca (në Kosovë)
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Baja e Siarinës | Braina e Madhe | Braina e Vogël | Brajshori | Byçmeti i Epërm | Byçmeti i Mesëm | Byçmeti i Poshtëm | Caravëri | Çokotini | Drenca | Gajtani i Epërm | Gajtani i Poshtëm | Gazdara | Gërbaci | Gubaci | Gurgutova | Gjylekara | Kapiti | Leci | Llapashtica e Epërme | Llapashtica e Poshtme | Maqedonca | Maqedonca e Ratkocerit | Maroci | Medeci | Mërkoja | Negosavla | Petrila | Poroshtica | Pustoshillova | Ramabaja | Ratkoceri | Rukoci | Siarina | Spanca | Starabaja | Stublla | Svirca | Tullara | Tupalla | Vardeniku | Vrapca