Shërbimi austriak përkujtimor i Holokaustit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Sherbimi austriak perkujtimor i Holokaustit është nje alternative sherbimi perkrah sherbimit ushtarak. Pjesmarresit ne sherbimin perkujtimor sherbejne ne institucionet me te rendesishme te Holokaustit.

Sherbimin perkujtimor u krijua me initiativen e Dr. Andreas Maislinger politolog nga Insbruku i Austria (Innsbruck, Tirol, Österreich), i cili u bazua ne principet baze te shoqerise gjermane Aksion ne shenje pajtimi (Aktion Sühnezeichen). Maislinger punoi si vullnetar për shoqerine Aksion ne Shenje Pajtimi ne Museumin Ausshviz-Birkenau (Museum Auschwitz-Birkenau).

Me 1991 Sherbimi Perkujtimor u lejua nga qeveria austriake (österreichischen Regierung) si nje alternative e Sherbimit ushtarak me arme, dhe si pasoje e kesaj u krijua si nje organizate e pavarur, por kryesisht e financuar nga ministria e puneve te brendeshme (Innenministerium). Qellimi i Sherbimit pekujtimor është pranimi haptas i bashkefajit te Austrise ne Holokaust dhe për te na bere ne te gjitheve te ndergjegjshem për te luftuar për nje "Kurre me". (Pjese nga fjalimi i ish kryeministrit Auszug te Austrise, Franz Vranitzky, ne Jerusalem, qershor 1993).

Sherbimi perkujtimor austriak është nje rrjet i vecante boteror i vendeve perkujtimore te Holokaustit dhe i museumeve ne sherbim te te gjithe atyre qe duan te shfrytezojne ndihmen e ketij rrjeti për arshivat, bibliotekat ... e tyre. Qe nga nga viti 1992 kane sherbyer ne vendet perkujtimore te Holokaustit për te perpunuar historine e Holakaustit me qindra persona, shumica ne moshen 20 vjec, ne vend qe te kryenin sherbimin ushtarak me arme ne venin e tyre.

Organizata për Sherbimi austriak jashte shtetit (Verein für Dienste im Ausland) është e autorizuar nga qeveria austriake për te derguar persona për te kryer kete sherbim ne organizatat partnere ne te gjithe boten.

Weblinks[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]