Jump to content

Shkrimi kurziv

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Dy fonte të shkronjave, ana e djathtë kurziv pa serife dhe me serife)
4 shapes of Adobe Arabic font (Normal, Italic, Bold, Bold-Italic)

Shkrimi kurziv (gjerm. kursiv apo lat. cursus) në tipografi, është tip i shkronjave të rrëzura në të djathtë, të cilat në dukje të parë duken sikur të shkruara me dorë[1][2], të cilat shërbejnë për të shkruar disa fjalë të caktuara, por nganjëherë edhe për forma të ndryshme stilistike.[3]

Shkrimi kurziv është formuar në fillim të shekullit të XVI-të, në Itali, nga shkronjëshkrirësi Francesko Griffo da Bologna, i cili e punoi fontin kurziv të Antikvës për Alda Manuzijan, i cili në vitin 1501, me këtë font të tillë shtypi librin Vergilija.[3]

Titujt nëpër libra në shumicën e rasteve shkruhen me një font të madh të shkronjave , apo të gjitha vetëm me shkronja të mëdha (apo me të dyja), por nëse ndonjë libër ka pjesë, për titujt e kaptinave apo të nëntitujve, shpeshëherë përdoret kurzivi.[4] Përveç shkrimit të titujve, me kurziv nganjëherë shënohen burimet (citatet), a nganjëherë edhee parathënjet në libra.[5] Nëse në tekst për shkaqe të ndryshme duhet, ato më së shumti shkruhen në kllapa apo në kurziv.[6] Por, më së shumti shkrimin kurziv e gjejmë te fjalorët e gjuhëve (P.sh. Anglisht – Shqip), ku çdo rresh është i përbërë nga tri fonte të shkronjave, ku njëra është kurziv.[7]

  1. ^ Bratoljub Klaić, Rječnik stranih riječi, faqe 771
  2. ^ http://hjp.srce.hr/index.php?show=search_by_id&id=eldvWBM%3D
  3. ^ a b Opća i nacionalna enciklopedija, sv. 11, faqe 313
  4. ^ Hrvatski pravopis, Matica Hrvatska, Zagreb, 2007., faqe 87, 128b
  5. ^ shiqo Milivoj Solar, Teorija književnosti, faqe 5-7
  6. ^ Hrvatski pravopis, Matica Hrvatska, Zagreb, 2007., faqe 86, 127b
  7. ^ N. Berisha & A. Simnica: Bazat e teknologjisë grafike, Libri shkollor, Prishtinë 2005, faqe 31