Tipografia

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Tipografët - heliogravur e vitit 1568

Me termin Tipografi përfshihet një fushë e dizajnit grafik që mirret me ndërtimin e llojeve të shkronjave. Lidhet ngusht me Tiposhtypin (Shtypi i lartë) si mënyrë e shtypit, pastaj me pununën e radhitësit me dorë (me shkronja të plumbit), radhitësit me makinë dhe me makinistët e shtypit (tipomakinistit).

Tipografia merret me zgjidhjen dhe organizimin e formës së shkronjave dhe karakteristikave të tjera nga ana e shtypit. Ajo mirret me të gjitha pyetjet të cilat ndikojnë në pamjen e faqes dhe ndihmojnë në efikasitet të modelit të shtypur: forma dhe madhësia e shkronjave, shenja të interpukcionit, shenja diakritike dhe simbole speciale; rrallësi në mes të shkronjave dhe fjalëve; rrallësi të rrjeshtave; gjatësi të rrjeshtave; madhësi të margjinave; sasi dhe vendi për ilustrime; zgjidhje të titujve dhe nëntitujve; shfrytëzim të ngjyrës dhe me të gjitha pyetjet të cilat lidhën me hapësirën organizative. Përpos kësaj, tipografët duhet të interesohen për gjëra si që janë llojet e ngjyrave të shtypit, zgjidhjen e letrës dhe teknikës s]ë shtypit..

Me tipografi mirren tipografët dhe dizajnerët grafikë. Deri te koha e digjitalizimit tipografët duhej të kishin njohur më të gjëra edhe në teknikat mekanike të punës prandaj në shumicën e rasteve ishin edhe grafistë e madje edhe makinistë. Në ditët tona tipografët si krijues të tipit të shkronjave në fonte tashmë kanë filluar të jenë më të specializuar ekskluzivisht në formësimin e shkronjave dhe përshtatjen e tyre për përdorime të ndryshme. Digjitalizimi me hapa shumë të shpejtë e ka ngritur tipografinë, kështu që sot me lehtësi mund të mirren me këtë fushë jo vetëm gjenerat e reja të dizajnerëve por edhe njerëz që u pëlqen kjo punë për hobi.

Etimologjia[redakto | redakto tekstin burimor]

Fjala tipografi rrjedh nga fjala greke, e cila në përkthim kuptohet presion (typo) dhe shkrimi (graphia). Tipografia rrënjët e saja i ka në mbushjen e kallëpeve të parë (matricave për shkrirje) të cilët i kanë shfrytëzuar për punimin e vulave dhe valutave në kohërat e vjtëra. Tipografia me module metalike lëvizëse është shfaq në shekullin XIIIKorejë, ndërsa është zhvilluar gjatë shkullit të 15 me specializimin e teknikës së shkrirjes dhe kombinimin e kopjeve të lira të shkronjave, të kërkuara për shtypjen e numrit të madh të kopjeve të tekstit.

Rrënjët e tipografisë bashkëkohore[redakto | redakto tekstin burimor]

Derisa forma e shkronjave ka mbetur kryesisht e njëjtë në këto 500-600 vjetët e fundit (prej fillimit të shtypshkronjës) nevoja për ri-paraqitjen e tyre nuk është ndalur asnjëherë. Tipet e shkronjave si Garamond (1540) dhe Bodoni (1798) kanë mbijetuar gati të pandryshuara deri në ditët tona. Ato sot përdoren kryesisht në libra dhe revista ku dizajni preferohet të jetë i padukshëm në raport me përmbajtjen. Helvetica e dizajnuar në vitin 1957 nga Max Miedinger është një tip tjetër i shkronjave me ndikim shumë të madh. Mungesa e emocioneve dhe thjeshtësimi i shkronjave për nga forma e bënë këtë tip shumë të përshtatshëm për faqosje dhe dizajnim, sidomos kur dizajneri dëshiron të ketë një distancë në raport me përmbajtjen. Helvetica paraqet gati e vetme idetë e dizajnerëve të periudhës që njihet si modernizmi në dizajn (prej Bauhaus deri te paraqitja e postmodernizmit).

Sfidat e tipografit[redakto | redakto tekstin burimor]

Ndër problemet kryesore që kanë pasur tipografët dhe që mbeten sfida edhe sot qëndrojnë në raportin e tipit të shkronjave me shtypin dhe ekranin (piksellin). Që një tip i shkronjave të performojë mirë në shtyp, duhet bërë një serë ndryshimesh dhe grackash për ngjyrën që shtypet. Problemet që mund të shfaqen për shkronjat pa këto gracka mund të vërehen sidomos në shtypin e shkronjave në madhësi të vogël. Në anën tjetër ekranet e kompjuterëve dhe televizorëve tanë formojnë pamjen përmes disa poqëve shumë të vogla të cilat ndizen për të formuar një pamje. Këto poqe ndryshe edhe njihen si piksella. Për të dhënë pamjen sa më reale të një tipi të shkronjave përmes piksellave duhet bërë poashtu ndryshime dhe përshtatje. Ky proces njihet si hintim dhe është zhvilluar sidomos në këto 20 vjetët e fundit kur edhe kompjuteri ka nisur të zë vend në të gjitha shtëpitë. Ndër tipografët e parë që ka aplikuar hintim është Mathew Carter, autor i Verdana dhe Georgia (të dy këto tipe shkronjash shumë të përshtatshme për ekran).

Tipograf të famshëm[redakto | redakto tekstin burimor]


Lidhjet e jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]