Shkumë me çokollatë të bardhë

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Përgatitja. Vendosni në ujë xhelatinën, kur të jetë zbutur shtrydheni dhe treteni në rreth 2 lugë lëng portokalli. Grimconi çokollatën, vendoseni në një enë dhe hollojeni duke i hedhur përsipër kremin e qumështit të nxehtë. Lëreni përgatesën të vaket, pastaj njëra pas tjetrës, bashkojini të verdhat dhe të bardhat e vezëve të bërë shkumë. Hidheni të gjithën në formë të lagur dhe lëreni në frigorifer për të paktën 3 orë. Mund ta zbukuroni me fruta të stinës si: luleshtrydhe, qershi, copa kivi etj.