Shoqata Kulturore "Gruaja"

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Shoqata kulturore “Gruaja” është themeluar nga një grup femrash intelektuale shqiptare dhe është regjistruar në Gjykatën e Tiranës me nr. 11627 më datë 16.12.1996.

Që nga dita e formimit të saj dhe deri tani ajo ka punuar që të krijojë një imazh të ri të femrës myslimane, t’i japë vendin që i takon në shoqëri, duke i kushtuar një rëndësi të veçantë familjes, si bërthama bazë e shoqërisë.

Një familje e shëndoshë dhe e rritur sipas vlerave islame do të edukojë fëmijët e së ardhmes.

“Kjo botë është pasuri, ndërsa pasuria e saj më e madhe është një grua e mirë” Profeti Muhamed (a.s).

Vizioni i shoqatës

  • Ndërgjegjësimi i opinionit publik për rolin që duhet të ketë gruaja në shoqëri, duke vënë theksin në respektimin e statusit të saj.
  • Ndikim mbi gjykimet e shoqërisë shqiptare mbi çështje kulturore, sociale dhe fetare.
  • Formimin e gruas së arsimuar, e cila është e aftë dhe e dobishme në jetën familjare, ekonomike e shoqërore.
  • Promovimin e paqes, mirëkuptimit dhe nxitjen e dialogut ndërkulturor në shoqërinë shqiptare.
  • Organizime të konkurseve kulturore.
  • Të jetë strehë për të gjitha femrat që kanë nevojë për ndihmë, këshillim dhe ambient miqësor.
  • Ngritja e zërit dhe sensibilizimi i publikut për nëpërkëmbjen që i bëhet dinjitetit të femrës, duke e parë atë si mall vitrine.
  • Forcimin e personalitetit të femrës myslimane dhe korrigjimin e mendimeve të gabuara, të lëshuara kohë pas kohe padrejtësisht në adresë të saj.
  • Të punojë që familja e feja të ndihmojnë njëra-tjetrën në edukimin qytetar e moral të vajzave e grave tona.
  • Ngritja e vetëdijes së femrës myslimane sipas standardeve që kërkon feja e saj.
  • Të ofrojë alternativa për rininë shqiptare nëpërmjet projekteve të ndryshme edukative.
  • Të nxisë dhe të përkrahë punën e motrave myslimane në fushën e thirrjes islame, me qëllim që kjo thirrje të ngrihet në një stad më të lartë.
  • Organizime festive për festat fetare.
  • Botim i revistës “Familja”, periodike social – kulturore, që ndjek problemet e familjes dhe të shoqërisë shqiptare.

Së bashku në rrugën e nisur... Rruga që ka nisur SHKG-ja dhe stafi i saj pret t’i bashkohen sa më shumë vajza të reja e specialistë të fushave sociale e kulturore. Sfidat e shoqërisë shqiptare çdo ditë janë më të mëdha. Ju ftojmë për të kontribuar në mbarëvajtjen e projekteve tona të përbashkëta dhe për të shtuar gamën e aktiviteteve në të ardhmen për t’iu përgjigjur më së miri kërkesave dhe nevojave të kohës në fushat ku operon Shoqata Kulturore “Gruaja”. Ndër projektet ku ju, të nderuar dashamirës dhe bashkëpunëtorë, mund të jepni kontributin tuaj përmendim:

  • Pjesëmarrja në aktivitetet kulturore të SHKG-së dhe mbështetja e tyre.
  • Bashkëpunim në botimin dhe shpërndarjen e revistave dhe literaturave.
  • Ndihma financiare për fëmijët jetimë.
  • Ndihma në veshmbathje dhe ushqime për familjet në nevojë.
  • Pajisje mësimore për fëmijët dhe nxënësit e shkollave.
  • Pajisje të ndryshme shtëpiake për familjet e varfëra.
  • Propozime të ndryshme dhe ide për mbarëvajtjen e aktiviteteve.

Shoqata jonë ju garanton transparencë të plotë të kontributeve dhe angazhimit tuaj në projektet tona të përbashkëta në ndihmë të njerëzve. Kontribuoni me ne !

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]