Shoqata Max-Planck

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Shoqata Max-Planck për studime shkencore ose ndryhse Shoqata "Max-Planck-Gesellschaft zur Förderung der Wissenschaften" *gjermanisht: Max-Planck-Gesellschaft zur Förderung der Wissenschaften Eingetragener Verein) është një shoqatë e pavarur kërkimore. Ajo merret me studime shkencore dhe institutet e saj drejtohen prej personaliteteve të shquara në fushën e shkencës. Institutet Max-Planck konsiderohen si "centres of excellence" dhe kanë reputacion të madh brenda dhe jashtë Gjermanisë. Dhe jo pa të drejtë, sepse që prej themelimit të tyre në vitin 1948 17 studiues të shoqatës Max-Planck janë nderuar me çmimin Nobel.

Aktualisht shoqata Max-Planck mbështet 80 institute, qendra studimore, laboratorë dhe grupe pune, që merren me një spektër të gjërë temash shkencore. Institutet janë të pavarura në përzgjedhjen e temave të studimit dhe zhvillimin e studimeve.

Institutet Max-Planck merren me studime në këto fusha[redakto | redakto tekstin burimor]

- Seksioni Biologjik-Mjekësor - Seksioni Kimi-Fizikë-Teknikë - Seksioni i Shkencave Sociale dhe Humane

Bashkëpunimi shkencor i instituteve Max-Planck me partnerët jashtë dhe brenda Gjermanisë zhvillohet në formë projektesh, që vijojnë një kohë të caktuar.

Shoqata Max-Planck trajton në radhë të parë tema të tilla, të cilat nuk trajtohen mjaftueshëm nëpër universitete, apo kanë karakter ndërdisiplinor. Në shumë sektorë institutet Max-Planck plotësojnë hulumtimet, që bëhen në universitete. Shkencëtarët, që drejtojnë këto institute, emërohen nga jashtë.

Në bashkëpunim me universitetet gjermane janë krijuar "International Max Planck Research Schools". Ato kanë si synim që të nxisin bashkëpunimin ndërkombëtar, sidomos të mbështesin të huajt, që duan të mbrojnë doktoratura në Gjermani: Rreth gjysma e mjeteve financiare vihen në dispozicion të të huajve.

Referenca[redakto | redakto tekstin burimor]

[1]

Lidhje[redakto | redakto tekstin burimor]