Shpëtim Sala

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Shpëtim Sala është koleksionist shqiptar. Lindi në Tiranë me 19 qershor 1954. Fusha e koleksionimit dhe e studimeve të tij lidhet me kontributet në drejtim të historisë së popullit shqiptar. Në koleksionin e tij ndodhen mbi 3 000 libra në gjuhën shqipe, mbi 20 000 fotografi e kartolina me tematikë shqiptare, mbi 1 000 dokumente që kanë zanafille nga pushtimi osman, koleksionin pothuajse të plotë të filatelisë shqiptare, karta telefonike shqiptare, heraldikë shqiptare. Një koleksion të monedhave dhe kartmonedhave shqiptare. Objekte etnografike druri etj. Shpëtim Sala ka botuar në vitin 2008 librat "Letëra të panjohura të Fan Nolit" dhe librin "Një perandor në Prizren". Në vitin 2009 botoi librin "Këngë popullore qytetare të Shqipërisë së Mesme". Në mars të viti 2010 pritet të dalë libri "Ibrahim Temo në fondet e AQSH". Shpëtim Sala nga viti 2008 është antar i Kshillit Kombëtar të Librit pran♪ MTKRS. Nga viti 2007 është kryetar i Qëndrës Mbarëkombëtare të Koleksionistëve Shqiptarë. Ka hapur ekspozita të shumta me koleksionet e tij në: Tiranë në Muzeun Historik Kombëtar me rastin e 130 Vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit(2008), në Galerinë Kombëtare të Arteve me rastin e muajit të Kulturës Shqipëri-Kosovë (2009), në Korçë në Mësonjëtoren e parë Shqipe me rastin e 7 marsit(2007, 2008, 2009), në Vlorë me rastin e 96 vjetorit të Shpalljes së Pamvarësisë (2008). në Strugë me rastin e 28 nëntorit Shplljes së Pavarësisë (2008, 2009)etj. Shpëtim Sala ka mbajtur kumtesa në simpoziume të zhvilluara në Tiranë, Shkodër, Korçë, Strugë/ Prishtinë. Ulqin etj.