Shpella e Piro Goshit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Shpella e Piro Goshit është një nga shpellat karstike më të mëdha të Shqipërisë. Ndodhet në luginën e lumit të Çorovodës, në afërsi të fshatit Radësh (rrethi i Skraparit). Hyrja e shpellës ka formë gjysmë harku me gjerësi rreth 10 m dhe lartësi gati 5 m. Brenda ka shumë dhoma, kthina, puse e galeri, që zgjaten mbi 120 m. Nga tavani dhe muret anësore varen stalaktite të shumta që shpesh bashkohen me stalagmitet duke formuar kolona. Në thellësi të masivit shkëmbor, shpella përfundon me puse të thella, rrëpira, zgavra e galeri.