Shteti i Spartes

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë


Grekët nuk e kanë krijuar shtetin e madh skllavopronar, por qytet-shtete, të cilat quheshin polise, që përfshinin zakonisht qytetin me rrethinë. Kësaj i përshtateshin edhe veçoritë gjeografike të territorit grek. Grekët i ndërtonin qytetet e tyre kryesisht afër bregdetit dhe aty ndërtonin portin, në afërsinë e të cilit jetonin tregtarët dhe marinarët. Vendbanimi urban përcaktohej me të ashtuquajturin akropol (kështjella në lartësi, qyteti epërm).

Parathënia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në krye të shteteve greke ishin aristokratët më të fuqishëm - pronarët që quheshin basileusë apo mbretër. Ata ishin gjykatës supremë, priftërinj dhe komandantë. Rreth basiluesit mbledheshin aristokracia, në duar të së cilës gjendej pasuria në formë të pronave më të mëdha të tokave. Populli i rëndomtë ose demosi luftonte me aristokracinë për të drejtat e veta. Lufta e aristokracisë dhe e demosit ekzistonte në të gjitha qytet-shtetet greke dhe shpesh pranonte forma shumë të ashpra. Ndërmjet qytet – shteteve greke, për shkak të interesave të ndryshme dhe të kundërta ekzistonte vazhdimisht rivaliteti që shkaktonte luftëra dhe bënte të pamundur bashkimin e botës greke.. Qytet - shtetet më të njohura greke ishin Sparta dhe Athina

Shteti i Spartës[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Shteti i Spartës u krijua në krahinën e Lakonisë. Lakonia gjindej në pjesën jug - lindore të Peleponezit. Kjo përfshinte luginën e lumit Eurotas dhe një pjesë të tërë malore. Malet e Lakonisë ishin të pasura me mermer dhe me hekur, në shpatijet e tyre rriteshin pyje të dendura ku jetonin shumë dhi të egra, arusha dhe egërsira të tjera. Lugina e lumit Eurotas ka qenë shumë e përshtatshme për bujqësi. Toka e saj ka qenë pjellore dhe gati nga të gjitha anët e mbrojtur me male. Në qendër të krahinës në Eurotas, gjindet qyteti i Spartës. Pas bashkimit të disa komuniteteve të afërme, Sparta u bë qyteti kryesor i Lakonisë. Pas emërimit të këtij qyteti, shteti filloi të quhej i Spartianëve ose thjeshtë Sparta. Banorët e këtij shteti, sipas gojëdhënës ishin pasardhësit e pushtuesve dorikë. Këta erdhën në luginën e Eurotasit, i nënshtruan Akejt që jetonin aty me kohë dhe i shëndrruan ne skllavë. Populli i shtypur ngrihej vazhdimisht kundër shtypësve të tij. Kështu në Spartë vazhdoi lufta pa ndërprerje. Sipas gojëdhënës, Likurgu i ka dhënë fund luftës së brendshme. Likurgu krijoi një seri ligjesh që forcuan sistemin shoqëror të Spartës. Likurgu mbahet si ligjëdhënës i parë spartian.Sipas traditës banorët më të vjetër të Peleponezit ishin akajët. Ata rreth vitit 1200 para e.r. i kanë nënshtruar dorët, një fis grek që kishte ardhur nga veriu. Dorët kanë themeluar qytetin e Spartës dhe kanë krijuar një prej shteteve më të rëndësishme greke, shtetin spartian. Popullsia e nënshtruar shpesh çonte krye, kështu që historia më e vjetër e Spartës është e mbushur me kryengritje dhe çrregullime. Më në fund, sipas traditës në Spartë, Likurgu ka krijuar rendin dhe i ka dhënë ligjet, të cilat kishin të bënin me rregullimin dhe edukimin shoqëror dhe shtetëror.


Rregullimi shoqërorPopullsia e Spartës ka qenë e ndarë në : spartiatë, periekë dhe helotë. Spartiatët ishin skllavopronarët, d.m.th. klasa sunduese. Nuk janë marrë me veprimtari ekonomike. Tokën e tyre e kanë punuar helotët - skllevërit. Meqë vazhdimisht ishin të detyruar të shtypnin kryengritje të helotëve, kishin organizimin e fuqishëm ushtarak. Të gjitha pozitat në shtet ishin të rezervuara vetëm për spartiatë. E kalonin kohën në ushtrinë ushtarake dhe në lëvizje luftarake. Të gjithë spartiatët konsideroheshin të barabartë, ndonëse te ata pushteti ishte në duar të gjinive më të fuqishme aristokrate. Periekët dhe helotët ishin pasardhësit e popullatës së nënshtruar. Periekët ishin njerëz të lirë, por ishin të detyruar t’i paguanin taksa të ndryshme spartiatëve dhe nuk kishin të drejta të zënin pozita në qeverisjen shtetërore. Periekët merreshin me zeje, tregëti dhe bujqësi, kurse jetonin kryesisht në vendbanimet bregdetare. Helotët gjindeshin edhe në gjendje më të vështirë. Këta me punët e tyre mbanin klasën e spartiatëve. Helotët pothuajse në asnjë mënyrë nuk dalloheshin nga skllavët e shteteve të tjera. Vetëm se këta në Spartë nuk i takonin ekonomive private, por i takonin shtetit të Spartës. Helotët shpesh herë ngriheshin kundër shypësve të tyre, prandaj spartiatët i vëzhgonin vazhdimisht. Herë pas here pushteti spartian dërgonte ndër fshatra spartiatë të rinj që ti vëzhgojnë helotët e dyshimtë dhe t’i vrisnin. Vrasja e këtillë e helotëve quhej kripti. Njëherë spartiatët kishin vrarë afër 2000 helotë. Por megjithatë këto masa të tmerrshme prapseprap helotët ngritnin kryengritje kundër shtypësve të tyre – spartiatëve, duke u përpjekur që të fitonin lirinë e humbur. Siç shihet edhe Sparta ishte shtet i themeluar në pronësinë e skllavëve , por në të ishin ende të forta mbeturinat e jetës së komunitetit, përveç kësaj një rol të rëndësishëm ka pasur edhe organizimi ushtarak. Me lindjen e qyteteve u krijua edhe një popullsi qytetare, e cila më parë nuk njihej. Burimet nuk e bëjnë të qartë përbërjen dhe karakterin e kësaj popullsie, por meqë qytetet ishin qendra ekonomike dhe administrative, edhe popullsia e tyre përbëhej nga masa e gjerë e prodhuesve zejtarë, bujq e blegtorë, nga pronarët e punishteve zejtare, tregëtarët dhe aristokracia e vjetër fisnore që përbënte parinë e qytetit. Si e tillë, popullsia e qytetit paraqitej e diferencuar në shtresa shoqërore, me interesa të ndryshme. Prej tyre, pronarët e punishteve dhe tregtarët formonin shtresën e re të pasuruar, e cila e zhvendos përfundimisht në plan të dytë aristokracinë e vjetëe fisnore.

Si qendra ekonomike e politike, qytetet i rrethonte një popullsi fshatare e lidhur me ta nëpërmjet interesave ekonomike të ndërsjelltë. Këta popuj njihen akoma si fise të mëdha apo të vogla, por fisi nuk ka më kuptimin e tij klasik. Pamja dhe prerja e qyteteve , qarkullimi i monedhave janë elemente që nuk pajtohen me rendin fisnor, ato i japin bashkësisë një përmbajtje të re nga pikëpamja e marëdhënieve ekonomike e shoqërore. Ashtu si në Maqedoni, edhe në Epir, shumica e popullsisë në Iliri jetonte në fshatra ; qytetet ishin ende në numër të vogël. Masën kryesore të kësaj popullsie e formonte fshatarësia e lirë, por burimet bëjnë fjalë edhe për një popullsi fshatare të varur. Theopombi në veprën e tij “Filipika “ shkruan se ardianët kanë 300 mijë prospelate si helote. Me prospelate autorët e vjetër kuptonin një popullsi të varur që merrej me punimin e tokës dhe që u jepte zotëruesve të saj si detyrim një pjesë të prodhimit. Duke i krahasuar prospelatët e ardianëve me helotët e Spartës, Theopompi e përcakton edhe më mirë gjendjen e tyre sociale. Me sa duket edhe këta ishin sikurse helotët, një popullsi e nënshtruar që pas pushtimit ishin shpronësuar dhe ishin kthyer në gjendje vartësie. Nuk kemi prova nëse kjo ishtë një popullsi e huaj apo një fis tjetër ilir që pësoi këtë fat ; numri i tyre gjithashtu duhet të jetë i tepruar, por mbetet i padiskutueshëm fakti që kemi të bëjmë me një masë popullsie mbi të cilën ushtrohet shtypje ekonomike dhe politike.

Rregullimi shtetëror[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në krye të shtetit spartian ishin dy mbretër. Pushteti i mbretërve ishte i kufizuar vetëm në kohë lufte, në kohë paqe, për të gjitha veprimet ishin të detyruar të kërkonin vendimin e këshillit të krerëve që quhej Geruzi. Geruzija kishte gjithsej 30 anëtarë. Përveç dy mbretërve në të merrnin pjesë 28 pleq përjetësisht të zgjedhur. Geruzia vendoste mbi të gjitha çështjet shtetërore, përgatiste dhe shpallte ligjet, shpallte gjykimet, shpallte luftën dhe nënshkruante paqën. Gjithë pushteti ekzekutiv ishte në duart e pesë vetëve të zgjedhur – eforë, që kishin mbikqyrje në punën e udhëheqësisë shtetërore dhe në edukimin e rinisë, kurse një kohë kanë mundur t’i ftonin edhe mbretëritë në përgjithësi.

Përveç mbretërve, geruzisë dhe eforëve, në Spartë ekzistonte edhe kuvendi popullor, të cilin e përbënin të gjithë spartanët e moshës madhore, më të moshuar se 30 vjet. Ai kishte ndikim të vogël dhe zakonisht i aprovonte vendimet e këshillit të pleqve dhe mbretërve. Ky rregullim, në të cilin vetën një numër i vogël i të zgjedhurve merr pjesë në udhëheqësinë shtetërore, quhet rregullim aristokratik. Në kuvendin popullor, mbretërit ia lajmëronin popullit vendimet e geruzisë dhe populli nuk mund të diskutonte mbi ato vendime, por vetëm me duartrokitje dhe me britma i pranonin ose i kundërshtonin. Në këtë mënyrë rolin kryesor në Spartë nuk e luante kuvendi popullor , por mbretërit, eforët dhe geruzia.

Jeta dhe edukimi i spartianëve[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në Spartë, për një kohë të gjatë ishte ruajtur pronësia e komunitetit. Në Spartë toka ka qenë e ndarë në pjesë të barabarta, ishte e ndaluar blerja e tokës dhe mbledhja e pasurive të mëdha.

  • Spartianët i jepnin rëndësi të madhe edukimit të fëmijëve. Që të mund të kenë pushtetin mbi periekët dhe helotët, vazhdimisht ishin të detyruar të jenë ushtarë. Fëmijët janë ndarë nga prindërit që në moshën shtatë vjeçare dhe edukoheshin në shkolla të veçanta – gjimnaze. Për spartanët, kryesore ishte të jesh trim, i durueshëm dhe ushtarë i shkathtë. Spartianët e rinj para së gjithash mësonin të përdornin armët mirë. Që të forcoheshin, ushtroheshin në vrapim, kërcim, mundje, not dhe në sporte të tjera. Me qëllim që t’i çelikosin fëmijët dhe t’i bëjnë të aftë në vështirësi të jetës ushtarake i vishnin dhe i ushqenin dobët, kurse ndonjëherë edhe publiksht i rrahnin para altarit të perëdeshës Artemidë.
  • Disiplina dhe nderimi i të moshuarëve gjithashtu ishin virtyte të luftarakëve spartan. Spartanët e rinj edukoheshin që para pleqve të qëndrojnë me kokë ulur dhe që të përgjigjen vetëm kur t’i pyesin. Spartanë në tërë botën greke ishin të njohur nga shkurtësia, konciziteti dhe spirituoziteti e përgjigjeve të tyre. Për shkak të edukimit të vrazhdë të këtillë, spartanët ishin trima dhe ushtarë të qëndrueshëm. Ushtria spartane ishte shumë e disiplinuar. Veçohej nga qëndrimi dinjitoz ushtarak dhe nga armatimi. Këmbësorinë e përbënin ushtarët e armatosur rëndë, të cilët në Greqi quheshin hoplitë. Këmbësoria spartane konsiderohej më e mira në Greqi.

Pushtimet spartiane – Lakmia për pronën tokësore, si dhe organizata ushtarake e shtetit e shynin vazhdimisht Spartën në rrugën e zaptimeve. Pasi e pushtoi të gjithë krahinën e Lakonisë në shekullin VIII p.e.r. Sparta filloi luftën me Mesenin. Megjithëse, mesenët luftuan për një kohë të gjatë dhe me gjithë shpirt për të mbrojtur pavarësinë e tyre, spatianët i thyen dhe i shndërruan në helotë. Një pjesë e mesenëve e lëshoi atdheun sepse nuk deshi të bjerë në skllavëri. Pas Mesenit spartanët pushtuan vise të tjera. Aleanca Peleponeze – Duke e falënderuar ushtrinë e shkëlqyer dhe heroike, spartanët kanë pushtuar një pjesë të Peleponezit gjatë shekullit VIII dhe VII. Pastaj, të gjithë shtetet në Peleponez ishin të detyruar të bëhen aleatë të Spartës. Kështu është krijuar Aleanca peleponeze nën udhëheqjen e Spartës.Të gjithë shtetet e Aleancës peleponeze kishin rregullimin aristokratik. Sparta mbi to kishte përparësi – hegjemoninë , sepse udhëheqte politikën e jashtme dhe të brendshme të Aleancës peleponeze. Aristokracia spartiane ishte bërë si kala e sistemit të vjetër për të gjithë Greqinë. Asaj i drejtoheshin aristokratët e shteteve të tjera greke për ndihën e luftës kundër demosit (popullit). Në shekullin e V p.e.r. ndikimi i Spartës filloi të dobësohej në çështje greke. Në këtë kohë filloi të ngritet shteti i ri i Athinës, i cili dalëngadalë mori rolin kryesor ndërmjet shteteve greke.

Rezymea[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në librat e historisë dhe në literaturën shkencore botërore është konstatuar se shtetet e para të krijuara në Ballkan janë qytet – shtetet, apo poliset antike greke Sparta dhe Athina, dhe se kultura helene është baza e civilizimit dhe e kulturës së sotme europiane. Përpos zhvillimit ekonomik dhe një organizimi të zhvulluar ushtarak, këto qytet – shtete në fakt ishin me regjim demokratik mjaft të zhvilluar, dhe kjo ndikoi që të bëhej një lulëzim kulturor dhe shkencor. Sidomos pati një zhvillim shumë të madh letërsia epike dhe lirike dhe veçmas drama, komedia, tragjedia, e që karakterizohet edhe me zhvillimin e teatrit. Në qendër të krahinës në Eurotas, gjindet qyteti i Spartës. Pas emërimit të këtij qyteti, shteti filloi të quhej i Spartianëve ose thjeshtë Sparta. Banorët e këtij shteti, sipas gojëdhënës ishin pasardhësit e pushtuesve dorikë. Këta erdhën në luginën e Eurotasit, i nënshtruan Akejt që jetonin aty me kohë dhe i shndërruan në skllavë. Populli i shtypur ngrihej vazhdimisht kundër shtypësve të tij. Kështu në Spartë vazhdoi lufta pa ndërprerje. Sipas gojëdhënës Likurgu i ka dhënë fund luftës së brendshme. Likurgu krijoi një seri ligjesh që forcuan sistemin shoqëror të Spartës. Likurgu mbahet si ligjëdhënës i parë spartian.

Biblografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

1. Dr. Nikolla Gaqesha, Mr. Novica Bojoviq, Dr. Dushanka Diniq – Knezheviq, Radsillav Shpadijer 1995 – Beograd.