Shtogu

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Shtogu
noform
Klasifikimi Shkencor
Mbretëria Bimë
Ndarja Magnoliophyta
Klasa Magnoliopsida
Rendi Dipsacales
Familja Caprifoliaceae
Gjinia Sambucus
Lloji Sambucus nigra L.
Sambucus nigra 2004 c.jpg

Shtogu (Emri latin: Sambucus nigra) është një bimë shumëvjeçare. Disa pjesë të tij janë sheruese.

Përshkrimi[redakto | redakto tekstin burimor]

Shtogu rritet si kaçubë apo dru në gjatësi prej 3 deri në 10 metra. Në pjesën e fundme të trungut lëvorja është më ngjyrë gështënje e çelët kurse në pjesën e epërme të përhirtë në të bardhë. Ne afersi te tokes dalin degëza anësore të brishta dhe të thyeshme. Pjesa drunore mbeshtjellë qendrën e bardhë në formë shtupe. Gjethët janë të formave të parregullta me fletëza me maje. Lulët janë të grumbulluara në formë kurore, kanë ngjyrë të bardhë me nuancë të verdhë. Nga lulet zhvillohen kokërrzat, në fillim të gjelbërta, pastaj me ngjyrë gështënje në të kuqe dhe në fund bëhen të zeza. Kokërzat janë të vogla dhe të lëngshme. Lulet kanë erë të këndshme të fortë, erë kjo që në gjendje të thatë është më e butë. Shija e luleve është e idhët dhe aromatike. Kokërrzat e freskëta kanë shije të pakëndshme, kurse të përgatitura si komposto, janë të shijshme.

Vendndodhja

Shtogu rritet në skaje të maleve dhe në rrahe të maleve me diell, në vende të braktisura dhe në afërsi të vendbanimeve.

Pjesa shëruese e bimës[redakto | redakto tekstin burimor]

Filizat e rinj dhe gjethët e reja mblidhën në pranvere, lulet gjatë lulëzimit, frutat pas pjekjës, kurse lëvorja që nga shkurti e deri në nëntor.

Veprimi shërues[redakto | redakto tekstin burimor]

Çaji nga gjethet dhe sythat e shtogut përdoren për stimulimin e urinimit, largimin e lëngjëve të tepërta nga trupi, për shërimin e sëmundjes së sheqerit si dhe për pastrimin dhe ripërtëritjen e gjakut. Çaji nga lulet e shtogut përdoret për shërimin e ftohjeve, kollës, gripit, sëmundjes fillestare të mushkërive, tështitjes së madhe, lisë, skarlatinës (fruthit të zi), frymëmarrjes së vështirësuar, astmës, turberkulozës fillestare dhe për të gjitha sëmundjet reumatike. Lëvorja nga degët dhe trupi përdoret për përgatitjen e çajit me të cilin eleminohen vështirësitë e urinimit, pëngesat në punën e veshkave dhe fshikzave të tyre, shëron sëmundjen e ujit, edemet e ndryshme dhe jashtëqitjen e fortë. Tek shtogu shfrytëzohet lulja, lëvorja, gjethët dhe rrënja. Është mirë që në çdo shtëpi të jetë prezente bima e shtogut.

Çaji nga lulet e tij mundëson që të djersiteni në rast të çfarëdo ftofje apo gripi, gjë e cila lehtëson përballimin e sëmundjës. Dihet se me djersitje largohen nga trupi të gjitha materiet e dëmshme e të cilat i ndihmojnë sëmundjes. Shtogu lehtëson sëmundjen edhe përmes stimulimit të urinimit. Çaji nga lëvorja e shtogut ndihmon në rregullimin e jashtëqitjes dhe lehtëson urinimin, por duhet të kemi kujdes në dozimin e çajit, sepse sasitë e mëdha mund të jenë të dëmshme. përdoret një lugë e vogël e kafës lëvore për një gote. Gjatë një dite duhet të pihet vetëm një fixhan kafeje, maksimumi dy filxhanë, edhe kjo në distancë të mëdha kohore, gllënjkë pas gllënjke e kursesi përnjëherë si ujë. Frutat e pjekura të shtogut gjithashtu janë të dobishmë. Pos materieve tjera të shëndosha, këto kokërrza plotësisht të pjekura, kanë mjaft vitamine B, përkatësisht më shumë se të gjitha gjerat tjera ushqimore. Mëqe nuk hahen të freskta, frutat e shtogut zjehen si komposto apo si marmalatë. Kjo ndikon kundër pagjumësisë.

Lëngu nga kokërrzat e freskëta shfrytësohet për shërimin e neuralgjisë trigerninuse, për forcimin dhe për rregullimin e butë të jashtëqitjes, për pastrimin e gjakut, për qetësimin e ngërçeve në stomak, për apetit dhe për përmirësimin e qarkullimit të gjakut.