Si punova me 3 ministra

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Si punova me tre ministra - rrëfim i vërtetë Rrëfim / histori me Autore Jonida Azizaj. Shtëpia botuese: Infinity. Viti i botimit 2009. Faqet e librit 190. ISBN 978-99956-785-0-0

Përmbajtja

I. Në vend të parathënies: Femrat, karrigia, krevati

II. Kush jam

III. Fillova punë në ministrinë e Kulturës

IV. Erdhën demokratët

V. Po vjen Pango

VI. Pas pushimit nga puna

VII. Rikthimi në televizion

VIII. Ngjarja e bujshme

IX. Pasojat e një denoncimi

X. Ca fjalë të fundit: "Rruga e vështirë drejt përsosmërisë"


"Si punova me tre ministra - Të pathënat e një ministrie", është rrëfimi i vërtetë i autores vlonjate e cila tregon përvojën e saj katërvjeçare në ministrinë e Kulturës si dhe përplasjet e mëtejshme me kolltukofagët e kohës sonë.

Një rrëfim i drejtpërdrejtë ku autorja përshkruan përballjet me karakteret e mbrapshta të memurëve të shtetit: hipokrizi, gënjeshtër, lajkatari, pabesi, pandershmëri, tipare të fëlliqura që janë kthyer në virtyte e kritere themelore për të mbajtur një vend pune në administratën e lartë shtetërore.