Simon Sebag Montefiore

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Simon Sebag-Montefiore në 2010.

Simon Jonathan Sebag-Montefiore (lindur më 27 Qershor 1965, Londër) është një historian dhe shkrimtar britanik.

Historia e familjes[redakto | redakto tekstin burimor]

I ati i Simonit, me profesionin mjek, vjen nga nga një familje e famshme e hebrejve të pasur sefardikë që u bënë diplomatë dhe bankierë në mbarë Europën. Në fillim të shek. XIX, duke luajtur në bursë me të dhënat që kishte për Betejën e Vaterlosë, Sir Moses Montefiore, vëllai i stërgjyshit të Simonit, u bë ortak i kompanisë bankare N M Rothschild & Sons. Ndryshe nga i ati, e ëma e Simonit, April, romanciere, vjen nga një familje intelektualësh të varfër hebrenj nga Lituania. (Simoni ka lidhje farefisnie me aktoren Gwyneth Paltrow nëpërmjet stërgjyshes së tij që rridhte nga fisi Paltrovitch.) Në fillim të shek. XX, prindërit e saj u larguan si refugjatë nga perandoria cariste dhe prenë bileta për në Nju Jork, por i mashtruan dhe i zbritën në Kork të Irlandës. Në Irlandë, ata i mbijetuan progromit të Limerikut më 1904 dhe u zhvendosën përsëri si refugjatë në Njukasëll të Anglisë.

Jeta dhe karriera[redakto | redakto tekstin burimor]

Simoni u arsimua në Ludgrove School, Harrow, dhe Gonville and Caius College, Cambridge, ku studioi për histori. Librat e Montefiores, nga më të shiturit në botë, janë botuar në 33 gjuhë. Vepra e tij i parë historike, Catherine the Great & Potemkin, u përzgjodh për çmimet Samuel Johnson, Duff Cooper dhe Marsh Biography. Stalin: The Court of the Red Tsar fitoi çmimin Vepra Historike e Vitit më 2004 nga British Book Awards. Young Stalin fitoi LA Times Book Prize for Best Biography, Costa Book Award, Bruno Kreisky Award for Political Literature, Prix de la Biographie Politique dhe u përzgjodh për James Tait Black Memorial Prize. Miramax Films dhe Ruby Films kanë blerë të drejtat dhe aktualisht janë duke xhiruar filmin Young Stalin. Simoni ka shkruar edhe romanin Sashenka, kurse vepra tjetër me subjekt historik titullohet Jerusalem: the Biography, a fresh history of the Middle East. Anëtar i Royal Society of Literature, ai jeton në Londër me bashkëshorten, romancieren Santa Montefiore, dhe dy fëmijët. Vjehrri i Simonit është latifondisti anglo-argjentinas Charles Palmer-Tomkinson, vëllai i tij është Hugh Sebag-Montefiore dhe kunata e tij është personaliteti shoqëror Tara Palmer-Tomkinson. Në rrethin e miqve të Simonit futen Princi Çarlz dhe kryeministri britanik, David Kameron.

Librat[redakto | redakto tekstin burimor]

Non Fiction
  • Jerusalem: the Biography, a fresh history of the Middle East, [1]
  • 101 World Heroes, 2009
  • Monsters – History's most evil men and women, 2008
  • Young Stalin, 2008
  • Stalin: The Court of the Red Tsar, 2005, 2004 ISBN 1400042305 ISBN 978-1400042302
  • Potemkin: Catherine the Great's Imperial Partner, 2005
    Catherine the Great and Potemkin, 2004
  • Speeches that Changed the World: The Stories and Transcripts of the Moments that Made History, 2008, 2007
    Speeches that Changed the World, 2007
  • Piggy Foxy and the Sword of Revolution: Bolshevik Self-Portraits (Annals of Communism Series) with Alexander Vatlin, Larisa Malashenko and Vadim A. Staklo, 2006
  • A History of Caucasus, 2005 ISBN 0297819259 ISBN 978-0297819257
  • King's Parade, 1992
Fiction
  • Sashenka, 2008
  • My Affair with Stalin, 2004

CD[redakto | redakto tekstin burimor]

  • Speeches that Changed The World


Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]


Referenca[redakto | redakto tekstin burimor]