Sinteza suptraktive

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Tri ngjyrat themelore nga sinteza suptraktive: e verdhë, magentë, dhe cijan.
Katër ngjyrat e shtypit: e zezë, e verdhë, magentë dhe cijan (int:CMYK)

Sinteza suptraktive është mënyrë e përzierjes së ngjyrave në të cilën një ngjyrë apsorbon (e merr, e pinë) ngjyrën tjetër dhe vepron si filtër i ngjyrosur. Me përzierjen suptraktive të ngjyrave fillon fotografia-kolor bashkohore, por edhe fotografimi, ndarja e ngjyrave, maskimi dhe proqese të ngjajshme të reprodukcionit të fotografisë. Në bazë të kësaj mënyre të përzierjes së ngjyrave themelohet edhe shtypi trengjyrësh (trikromia), duke i marrë në përzierje ngjyrat egzistuese-teknike ose praktike, p. sh. si që janë ngjyrat e shtypit. Ngjyrat thmelore të sintezës suptraktive janë: e verdha, magenta dhe cian (e kaltërta). Me përzierjen e dy ngjyrave themelore nga sinteza suptraktive e fitojmë një ngjyrë themelore nga sinteza aditive.

e verdhë + magentë = e kuqe

e verdhë + cijan = e gjelbërt

magentë + cijan = vjollcë e kaltër

Me përzierjen e tri ngjyrave themelore nga sinteza supstraktive e fitojmë ngjyrën akromatike – të zezë:

e verdhë + magentë + cijan = e zezë