Sistemi shtetëror në Japoni

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Japonia është monarki kushtetuese ku fuqia e Perandorit është shumë e kufizuar. Si figurë ceremoniale, kushtetuta e favorizon si "Simbol i Shtetit dhe Unitet i Popullit". Pushteti qëndron në duart e kryeministrit dhe anëtarëve të Diet-ës Kombëtare, përderisa sovraniteti i takon popullit. Perandori luan rolin e kreut të shtetit në çështjet diplomatike. Akihito është Perandori aktual i Japonisë. Naruhito si Princi i Kurorëzuar i Japonisë qëndron si pasuesi i kurorës Perandorake.

Organi legjistlativ i Japonisë është Diet-a Kombëtare, Parlament me dy dhoma. Diet-a përmban: Dhoma e Përfaqësuesve, me 480 vende, të zgjedhur me votën e popullit çdo 4 (katër) vjet ose vota mund të ndërrojë çdo gjë, dhe Dhoma e Këshilltarëve që ka 242 vende, ku mandati zgjat 6 (gjashtë) vjet. Në Japoni ekziston e drejta e votës përmbi moshën 20 vjeçe me fletë të fshehta votimi. Programi liberal konservativ i Partisë Liberale Demokratike të Japonisë ka bërë qe kjo parti të jetë në pushtet që nga viti 1995, përveç një koalicioni shumë të shkurtër qeveritar i formuar nga partitë opozitare në vitin 1993. Partia më e madhe opozitare në Japoni është Partia Demokratike Social-Liberale e Japonisë.

Kryeministri është kreu i Qeverisë, i ardhur në pushtet me aprovimin e Perandorit të Japonisë pas diskutimeve ne Diet-ën Kombëtare dhe nevojitet edhe miratimi i Dhomës së Përfaqësuesve që kyeministri të marrë pozitën. Kryeministri është kreu i Kabinetit dhe ka rol vendim-marrës në të gjitha ministritë. Yukio Hatoyama është kryeministri aktual i Japonisë, nga Partia Demokratike e Japonisë.