Sofra Dardane

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Festivali Folklorik "Sofra Dardane"Tropojë, Shqipëri.

Festivali “ Sofra Dardane” ka si qëllim kryesor hulumtimin, ruajtjen dhe pasurimin e vlerave folklorike dhe etnografike të trevave të veriut të Shqipërisë si dhe atyre të Kosovës që gjeografikisht së bashku perbëjnë Rrafshin e Dukagjinit.

Për të krijuar një atmosfere sa më festive dhe për t’u ndjekur nga të gjithë artdashësit tropojanë dhe me gjerë, shfaqet e konkurimit dhe ato të përshendetjes zhvillohen në sheshin qendror të qytetit, si dhe në sheshin karakteristik në luginën e Valbonës, në funksion edhe të turizmit kulturor.

Kjo veprimtari përvëç pasurimit dhe gjallërimit të jetës artistike-kulturore të qytetit shërben edhe për zhvillimin e biznesit vendas si dhe ndërthurjen e vlerave të trashigimnisë shpirtërore me vlerat e turizmit dhe bukurive natyrore të kësaj treve.