Soke Kubota Takayuki
Soke Kubota Takayuki(jp.宗家孝行洼田|Soke Kubota Takayuki) - i madh-mjeshtër artet marciale, fitues i 10 Dan, themelues Gosoku Ryu, Kubojitsu, themelues dhe president i International Karate Association.
Soke Kubota Takayuki(Soke Kubota Takajuki), i njohur edhe me variantin e shkurtër të emrit Tak Kubota, ka lindur më 20 shtator të vitit 1934 në Kumamoto të Japonisë. Në moshën 4-vjeçare, nën ndikimin e t’et, Kubota Denjiro (Kubota Denxhiro), nisi të stërvitet nga artet marciale, ndërsa në moshën 14-vjeçare hapi klubin e tij të parë.
Mjeshtër Kubota mësoi stilet diferente të karatesë dhe të arteve të tjera marciale, në mënyrë që më vonë edhe pse fare i ri, t’i sintetizojë ato dhe të krijojë stilin e vet të karatesë, të cilin e quajti Gosoku Ryu (Gosoku Rju).
Gosoku Ryu (jap. Go – i fortë, forcë dhe Soku – i shpejtë, shpejtësi), siç e thotë edhe vetë emri i stilit, bazohet në bashkëveprimin e forces dhe të shpejtësisë, duke krijuar një “bashkëdyzim” që shpreh esencën e stilit kubotian të karatesë.
Stili i Kubotës edhe pse është sintezë e disa stileve të karatesë, para së gjithash mbështetet në stilin Goju Ryu (Goxhu Rju), ndërsa veçori e tij është se përafërsisht 70 për qind të teknikave e përbëjnë teknikat e duarve, ndërsa 30 për qind ato të këmbëve.
Në Gosoku Ryu aplikohen edhe pajisjet tjera, “armët” e drunjta dhe metalike, siç janë: Bo, Sai, Tonfa, Kama, Jo, Tsue dhe shpata japoneze Katana.
Po atë vit kur ebëri publik stilin e tij, mjeshtër Kubota themeloi edhe organizatën e tij të karatesë, të quajtur Asociacioni Ndërkombëtar i Karatesë (International Karate Association), i cili shtrohet në mbi 40 shtete të botës dhe ka mbi 100.000 anëtarë. Njëkohësisht, mjeshtër Kubota mori titullin “Soke”, që do të thotë “themelues”. Qendra e asociacionit ishte në Tokio, mirëpo nga viti 1964, kur mjeshtër Kubota kaloi në Shtetet e Bashkuara të Amerikë, qendra e asociacionit (Hombu dojo) u vendos në Glendejl (Glendale).
Soke Kubota është themelues edhe i shkathtësisë mbrojtëse Kubotai, si dhe shpikës i një “arme” të vogël, një shkopthi prej materlesh dhe me forma të ndryshme, me gjatësi prej 15 centimetrash, të quajtur Kubotan.
Soke Kubota është mjeshtër i madh i karatesë, që ka gradën më të lartë në karate – 10 Dan, ndërsa pauses i tij në karatenë shqiptare është sensei Mustafë Statovci.
Libra
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Soke Kubota gjithashtu shkroi libra në artit marciale:
- Kubota, Takayuki; McCaul, Paul (1972). Baton techniques and training (bot. illustrated). Thomas. ISBN 0398023387.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Kubota, Takayuki; Miller, Mark (1977). The art of karate (bot. 1). Haddington House. ISBN 0672523310.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Kubota, Takayuki (1980). Fighting Karate Gosoku Ryu Hard Fast Style. Unique Publications (Subs. of CFW Enterprises, Inc). ISBN 0865680108.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Kubota, Takayuki (1980). Gosoku ryu karate: kumite 1. Unique.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)[lidhje e vdekur] - Peters, John; Kubota, Takayuki; Defensive Tactics Institute, Inc (1981). Realistic defensive tactics (bot. illustrated). Reliapon Police Products. ISBN 0935878025.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Kubota, Takayuki (1982). Action Kubotan Keychain an Aid in Self Defense. Beckett Pubns. ISBN 0865681015.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Kubota, Takayuki; Peters, John (1983). Official Kubotan techniques. Kubotan Institute.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)[lidhje e vdekur] - Kubota, Takayuki (1983). T-Hold Kubotan. Unique Publications. ISBN 0865681112.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Kubota, Takayuki (1983). Weapons Kumite: Fighting With Traditional Weapons. Unique Publications. ISBN 0865680426.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Kubota, Takayuki (1985). Kubotan keychain: instrument of attitude adjustment (bot. reprinted). Dragon Books. ISBN 0946062099.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Kubota, Takayuki (1985). Ninja Shurkien Manual (bot. reprinted). I & I Sports Supply Co. ISBN 0934489009.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Kubota, Takayuki (1987). Close encounters: the arresting art of taiho-jutsu (bot. illustrated). Dragon Books. ISBN 094606220X.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Kubota, Takayuki (2003). Fighting Karate (bot. illustrated). Unique Publications. ISBN 0865682054.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)