Sperma

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Lëngu që prodhojnë gjendrat gjinore të mashkullit dhe që përmban mijëra njësitë e imëta të trashëgimisë, gjenet; farë.

Hormoni ëstrogjen mblidhet pranë herdheve duke luajtur një rol të rëndësishëm në pjekjen e spermës. Pra prej tij varet pjellshmëria e farës së mashkullit. Një rritje me më shumë se një gradë e temperaturës mund të ulë prodhimin e spermës deri në 40 përqind. Në meshkujt që kanë përdorur një kompjuter në prehër për një orë - pra të ulur me këmbët e bashkuara me kompjuterin e vendosur mbi prehër - temperatura e testikulave është rritur me gati tre gradë.

Orgazma tek mashkulli shoqërohet me derdhjen e farës. Sperma çan përpara përmes uretrit me 20 kilometra në orë. Nëse edhe partnerja arrin në të njëjtin çast në orgazmë atëherë gjasa për të mbërritur në mbarsje është tepër e madhe; Pasi në këtë rast amëgoja pompon lëngun e farës me lëvizje ritmike thithëse për në an.

Spermat që mbajnë kromozomin mashkullor Y notojnë më shpejt kështu që edhe embrione mashkullore krijohen më tepër. Por duke filluar që nga ky çast gjërat shkojnë tatëpjetë: Faktorë të jashtëm, si stresi në të cilin ndodhet ama kur pllenimi i vezës nis të zërë vend, pakëson ndjeshëm numrin e synuesve "meshkuj" në mitër.

Burri ka të gatshme pothuaj një numër të pafundtë spermash dhe mund të bëhet atë i qindra fëmijëve brenda nëntë muajve që një grua mund të bëhet mëmë e një fëmije.

Shkalla e dëmtimit të materialit gjenetik që përfshin qelizat e spermës rritet me moshën. Ndryshe nga pjesa më e madhe e qelizave të trupit, qelizat e spermës janë të pazonja të ndreqin këtë dëmtim. Ndërsa burri moshohet ai humb aftësinë natyrore të përzgjedhë tutje qelizat e pashëndetshme përgjatë procesit të apoptozës. Kjo do të thotë se qelizave të dëmtuara të spermave u rriten gjasat për të arritur të mbarësojnë vezën e femrës, që nga ana tjetër do të thotë se edhe rreziku që fëmija të dështojë rritet, apo që fëmija të zhvillojë të meta të vogla si dhëmbë që nuk rriten njësoj apo buzë josimetrike.

Në përgjithësi, sperma e burrave të vjetër është më pak aktive pra ata kanë më pak gjasa të mbarsin vezën e femrave. Është e njohur se pasja e një mënyre të shëndetshme jetese mund të sjellë një ndikim pozitiv në pjellshmërinë e burrave. Studiuesit pandehin se mos në lëndën themelore të derdhjes së mashkullit ka disa përbërës që luajnë një rol qetësues në gjendjen shpirtërore të grave.