Sqepuri

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Sqepuri

Sqepuri është një fshat në Rrethin e BeratitShqipëri.

Gjeografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Sqepuri është një fshat i vogël që ndodhet në pjesën juglindore të komunës Kutalli. Ky fshat është kodrinor. Pranë këtij fshati kalon rruga Fier - Berat. Gjithashtu në këtë fshat ndodhet edhe një rezervuar i vogël i cili, si shumë rezervuarë të vegjël, deri disa vite më parë furnizohej nga rezervuari i Goriçanit.

Demografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Përbëhet nga disa familje, që mund të jenë rreth 100 edhe prej një popullsi rreth 300 banorë.Shumica e tyre kanë migruar ose imigruar në vitet 90-të si shumica dërrmuese e popullsisë Shqiptare. Nje nga fshatrat e pakta me popullsi kryesisht arumune ne shqiperi.

Ekonomia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ekonomia e fshatit bazohet kryesisht në bujqësi edhe veprimtari frutore, ku vend të rëndësishëm zë kultivimi i ullinjve. Një degë tjetër është edhe blegtoria.

Historia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Gjatë luftës antifashiste nacional-clirimtare shumë familje nga sqepuri moren pjesë me armë në dorë për clirimin e vendit ku gjatë luftimeve të përgjakshme dha jetën dhe dëshmori i fshatit Vasil Bixheku. [nevojitet citimi] Në fshatin Sqepur 98 perqind e popullsis janë vllehë (çoban) [nevojitet citimi] të cilet po kështu janë dhe te besimit të krishter orthodoks.

Arsimi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Fshati sqepur ka një shkollë fillore me vetëm dy klasa. [nevojitet citimi] Sqepuri nuk ka një shkollë të mesme. Nxënësit e këtij fshati e vazhdojnë atë në shkollën e mesme në Kutalli.

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]