Statusi i qenit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Statusi i qenit Autori: Teodor Laço. Botuesi: Toena. Faqet e librit 216.

Në luftën simbolike midis së MIRËS dhe së KEQES, nga llogoret e letërsisë, humori është një armë asgjësuese. Ironia qep gojën e mburrjes, fodullëkut dhe shtirjes. Një shaka, në dukje e lehtë, mund të lërë një hidhësi që ngrin buzëqeshjet. Është i lumtur ai njeri i mirë që e ka këtë dhunti.

Në hapësirën e ngushtë, që i lejohej kritikës në sistemin totalitar, humori dhe satira shqiptare bën më të mirën e mundshme. Natyrisht, shigjetat e tyre e merrnin nishanin poshtë, pa guxuar te preknin vetë sistemin, por nënteksti i tyre shpesh ishte aq i qartë sa "teoricienët" e socio-realizmit të kërkonin që edhe në qendër të humorit të vihej heroi pozitiv!

Gjuha e zgjedhur e autorit na bën të qeshim me batutat e tij, e në mos, të reflektojmë e të bëjmë një katarsis brenda nesh.