Stoicizmi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Stoicizmi (Greqisht: Στοά) doktrinë filozofike e periudhës së lashtë greko-romake, që pranonte botën e jashtme materiale, por predikonte etikën idealiste si nënshtrim ndaj fatit dhe e kërkonte lumturinë te jetesa në përputhje me natyrën e duke mposhtur ndjenjat.

Filozofinë që e quejmë stoicizëm, lindi aty nga fundi i qindvjeçarit të IV p.e.s. Ndahet zakonisht në tri periudha kryesore :

  • Stoicizmi i vjetër (i lashtë), i themeluar nga Zenoni i Citiumit, Clzeanti dhe Krisipi ;
  • Stoicizmi i periudhës së mesme, me përfaqsuesit Panetius dhe Posidonius që edhe janë përcjellësit e mendimit stoik në Romë e mëtej është më famëshmi përfaqësues Ciceroni dhe ;
  • Stoicizmi i vonshëm me Senekën dhe Marc Aurelin. (nga ky i fundit, disa e quajnë këtë periudhë « stoicizmi perandorak (imperial) »).

Emri stoicizëm rrjedh nga *STOCK* portiku Stoikon që ngrihej në afërsi të shkollës së Zenonit dhe është doktrinë e rrallë filozofike që nuk muer emrin nga themeluesi i vet e as nga koncepti kryesor që shtjellon por nga vendi ku shtjellohet dhe mësohet (Stoa). Stoik pra është njeriu gjakfohtë dhe i patrembshëm nga situatat sikur edhe vet portiku në fjalë. Zotërimi i vetvehtes dhe pikëpamjet morale janë thelbi i çështjes së stoikëve kështuqë kjo doktrinë ecën me hapa pushtuese në betejat kundër hedonistëve, epikuristëve dhe intelektualëve të Akademisë, gjer në atë shkallë sa që i zbehë gjer në eklipsë mendimet kundërshtare e sidomos pas dominimit të mendimit stoik në nënqiellin romak.

Mark Aureli[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Mark Aureli

Nuk mund të themi se metafizika e stoikëvë nuk ka kundërthënie në vehte : Ajo së pari është dhe duhet të konsiderohet si fizikë e jo metafizikë. Çdo gjë jashtë shpirtit është trup kurse shpirti vet një perceptim. Nga kjo ndoshta edhe shum studjuesë e filozofë konsiderojnë se stoicizmi ka karakter dhe dominancë idealizmi. Është e saktë se në disa aspekte ka ideailzëm por a nuk flasin stoikët për principin dhe për atë se pafundshmëria apo hiçi nuk egziston dhe se trupi, masa është gjuthkund dhe e mbush çdo vend. Që para stoikëve filozofë pra më të lashtë, ngritën dallimin e materjes nga forca. Stoikët e përvehtësuan dhe në pajtim me idetë e tyre, nxorën bashkësinë e materjes me forcën si burim krijues që quhet gjithashtu natyrë.

Stoicizmi zdhuket si shkollë filozofike shpejt pas përfundimit të sundimit të Mark Aurelit por inspiron shum besimin e krishterë në disa forma të saja të urtësisë.

Përndryshe stoicizmi mer hov të rëndësishëm disa shekuj më vonë, saktësisht ringjallet me paraqitjen e rilindjes dhe mer përmasa mjaftë rëndësishme, së pari në Itali e pastaj në Gjermani dhe Francë.

Shiko edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]