Jump to content

Stratiotët

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Stradiotët

Stradiotët ishin ushtarake te kavalerise se lehte kryesisht arbërore me te drejta te vecanta.Ata ishin elita luftarake te cilen heroi jone Gjergj Kastrioti e mbante gjithmone pas vetes neper beteja brenda dhe jashte vendit.Mendohet qe taktikat luftarake te stradioteve jane huazuar nga turqit per forcat e tyre elitare si jeniceret.

Stradiotët ishin reparte mercenare arbërore që luftuan në gadishullin Apenin, Spanjë e Francë e kudo ku kishte luftë e padron që paguante. Treguan se ishin të zotët e shpatës, e shitën zotësinë e tyre dhe u shpërblyen ndonjëherë si duhej e ndonjëherë mjerisht.

Shqiptarë në përgjithësi dhe grekë më pak. Të nisur nga Moreja, por dhe më në veri. Komandantë të zotë, por dhe ushtarë të zakonshëm, të pabindur e të padisiplinuar, të kequshqyer, por gjithmonë me shpatë në njërën dorë dhe tjetrën tek plaçka.

Stradiotët mbanin mjekër të gjatë me dy maja. Flokët të gjatë dhe ndonjëherë edhe gërshetë. Si veshje ata mbanin setra të gjatë të mbushura me pambuk, që i kishin në vend të mburojës: aq të gjata saqë thika mbahej në brez jo sipër, po poshtë setrës, që në luftim trup me trup krijonte shqetësim.

Helmeta, ishte e lehtë, por që mbulonte e mbronte gjithë kokën, materiali ishte prej cohe (copë) por ndryshe nga çallma myslimane. Ajo vinte me majë përpara dhe ishte përforcuar me copa letre mbrënda për të pritur goditjet.

Mburoja, në përgjithësi ishte e rrumbullakët e ndryshonte shumë nga ajo e këmbësorëve.

Panciri, (krahol i fortë) i lehtë metalik.

Shtiza, ishte armë e përdorur prej stradiotëve që me Luigjin e XII në fundin e shek. XV (d.m.th vitet 1499) dhe u përdor edhe një shekull më pas.

Jatagani, arma kryesore, ishte i përkulur i cili lejonte shkathtësi.

Mëzdraku, i cili ishte efikas në luftimet trup më trup. Ky ishte një shkop i gjatë tre metra me maja në të dy krahët, shërbente si armë hedhjeje dhe siguronte epërsi për kalorësinë.

Nuk përdornin: harkun, balestrën, armë zjarri.

Kalërime të gjata, manovra të shpejta, kalërime natën, tërheqja e rreme, sulme natën - taktikë e panjohur në Evropë. Ishin kalërues të mirë në terrenet malore dhe jo vetëm në mal, por në akull dhe këneta, duke lënë mbrapa kalorësinë e rëndë evropiane.

Për zdërvjelltësinë e tyre, përveçse në beteja u përdorën dhe në ruajtjen e bregdetit nga piratët, ku në shërbim të Venedikut ishin shumë të suksesshëm, por dhe në shërbim të Napolit e Spanjës. Sipas kësaj taktike luftoi dhe Kastrioti kur u hodh në Itali me shpejtësi falë kësaj kalorësie të lehtë si dhe të egër me kundërshtarët.

Nëpër beteja repartet e stradiotëve ruanin rastet kur mund të zinin rob, kapitenët apo fisnikët kundërshtarë, pasi falë tyre mund të fitonin diçka më tepër duke i shitur tek padroni i tyre.

Përshkrim i një italiani që luftoi përkrah tyre:

Citim: "Asnjë rrugë nuk është e sigurtë prej tyre pa një trupë të madhe shoqëruese, sepse kanë energji shumë të mëdha dhe durojnë jashtzakonisht urinë, etjen e pagjumësinë, dhe kanë një zgjuarsi të hollë e të admirueshme kur pretojnë vendet e kur zgjedhin rrugë të papërdorura... duke notuar në ujërat e kanaleve, arrijnë deri në kazermat e sulmojnë armiqtë: çka u kall tmerrin shumë vetave në kamp"

Prerja e kokave të kundërshtarëve dhe vënia e tyre në një hu (zakon të marrë nga turqit). Kodi i tyre ishte "ligji i luftës" që njihej në atë kohë si "në besën e vet", që do të thotë një drejtësi relative. Nëse paguaje liroheshe, nëse jo, vdekje. Pra nëse ishe i zoti i shpatës ose pasanik mund ta fitoje lirinë e dinjitetin.

Njiheshin si të pamëshirshëm, plaçkisnin kur nuk pagueshin, prisnin kokat jo vetëm të robërve, por edhe të të vdekurve, pasi për paguheshin për kokë. Por në përgjithësi egërisia ishte karakteristikë e gjithë ushtarëve të kohës.

Kuajt i kishin personalë dhe i sillnin prej gadishullit ballkanik. Me rrogën që kishin nuk mund ta paguanin një kalë të blerë aty ku shërbenin.

Për dy gjëra bien dakord të gjithë historianët, se ata ishin të palodhur dhe grabitqarë me armiq e miq.

Nuk ishin fetarë dhe e përdornin fenë në mënyrë pragmatiste, puthnin papën kur e shikonin se paguante, por vrisnin kardinalë pa problem kur u bëheshin padrejtësi.

Mjaft rezistentë ndaj kushteve të vështira, mund të flinin jashtë pa ndjerë vështirësi

Kapedani (i kombësisë shqiptare) kishte nën vete deri në 100 stradiotë. Të gjithë këta vareshin nga mbikëqyrësit, që ishin dhe të huajt në repartet stradiote që caktoheshin nga qyteti apo mbreti që i paguante këta mercenarë. Ndonjë kapedan i fuqishëm e me influencë i shpëtonte kontrollit të këtyre mbikqyrësave.

Ushtarake te shquar

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Këta janë disa nga stradiotët shqiptarë që luftuan në Evropë, pothuajse të gjithë me famë:

  • Ferrante Kastrioti (Nip i Vrana Kontit, me nam. Vetë mbreti frank Françesku I mburrej se e kishte vrarë, por që nuk ishte e vërtetë.)
  • Adriano Musacchi (me nam)
  • Teodor Bokali (me nam)
  • Mërkur Bua (me nam, i pavarur nga mbikqyrësit)
  • Manuel Bokali
  • Georgo Bokali
  • Nikolo Bokali (martuar me motrën e gruas së Skënderbeut)
  • Manolo, Kostandin Bokali (djemtë e Nikolos sipër)
  • Leonida Françesko Maria (të dy bijtë e Kostandinit sipër)
  • Teodor Bischietto (me nam)
  • Giovani Zucchero
  • Nikolo Masi i mbiquajtur Mëzi (Polledro, i njohur se sulmoi personalish me topuz princin e Oranzhit në luftë)
  • Lazaro Mathes, Giovanni Mathes dhe Angelo Mathes (djemtë e Llazarit)
  • Giorgio dhe Demetrio Capuzzimadi
  • Giorgo Basta, Pietro Basta dhe Demetrio Basta

Paolo Petta, "Straditotët (Ushtarë shqiptarë në Itali, shek. XV-XIX)"Tirane 2004

  • John F. Haldon: State, army and society in Byzantium. Approaches to military, social and administrative history, 6th - 12th centuries. Aldershot 1995, ISBN 0-86078-497-5.
  • M. E. Mallett, J. R. Hale: The military organization of a Renaissance state. Venice c. 1400 to 1617. Cambridge 1984, ISBN 0-521-24842-6.
  • Nikos G. Svoronos: Les novelles des empereurs macédoniens concernant la terre et les stratiotes. Athen 1994 (Quellensammlung zum Landrecht und den Stratioten zur Zeit der makedonischen Dynastie).
  • Warren T. Treadgold: Byzantium and its army. 284-1081. Stanford (CA) 1995, ISBN 0-8047-2420-2.