Sugababes

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Sugababes në vitin 2011 (Amelle Berrabah, Jade Ewen dhe Heidi Range)

Sugababes janë një grup vajzash angleze që u formuan ne Londer te Anglise , ne vitin 1998. Deri me tani ato kane nxjerrur ne treg 16 single qe kane arritur te depertojne ne top listat boterore e sidomos ne Top listen angleze , ku kater here kenget e tyre kane qene te poziconuara ne vendin e pare , duke pasur parasysh shitjen e madhe te CD-ve single te tyre.Perveç kesaj , Sugababes kane punuar kater albume deri me tani "One Touch" - 2000 , "Angels With Dirty Faces" - 2002 , "Three" - 2003 si dhe "Taller In More Ways" - 2005. Ky i fundit ka arritur qe te jete albumi me i shitur gjate javes kur është hedhur ne shitje , duke arritur ne majen e albumeve me te shitura ne Britanine e Madhe dhe ne shume shtete evropiane. Sugababes ne vitin 2003 kane fituar çmimin "Best British Dance Act" ne ceremonine e ndarjes se çmimeve "Brit Awards" . Poashtu , mu ne kete ceremoni ato kane qene te nominuara dy here ne kategorine "Best Song" , njehere ne vitin 2001 me kengen "Overload" dhe heren tjeter tash se voni me kengen "Push The Button" qe arriti te behej nje hit masiv ne bote ne pranvere te vitit 2006. Sugababes kane kaluar nepër disa periudha te veshtira , qe kane ardhur si pasoje e nderrimit te anetareve te bendit , se pari Siobhan Donaghy ne vitin 2001 braktisi grupin me arsyetimin se ndihej e anashkaluar ne mesin e Keisha-s dhe Mutya-s te cilat ishin shoqe nga femijeria. Siobhan u zevendesua nga Heidi , nje bjondine qe vazhdon te jete ende ne grup. Anetarja e dyte qe leshoi grupin ishte njera nga themelueset , Mutya Buena , e cila pasi kishte lindur femije deshironte qe te kujdesej për te bijen si dhe te fillonte solo-karrieren ne te ardhmen e aferta. Mirepo për dallim nga Siobhan , Mutya ende ka raporte te shkelqyeshme me dy anetaret e bendit dhe mban kontakte te vazhdueshme me ato. Mutya u zevendesua nga Amelle Berrabah e cila nuk duket se mund te transmetoje emocionin e njejte ne publik sic bente Mutya me zerin dhe paraqitjen e saj karakteristike.

Diskografia[redakto | redakto tekstin burimor]

Greatest Hits & Albumi i peste[redakto | redakto tekstin burimor]

Sugababes do te kthehen ne studio gjate kesaj vere qe te punojne ne nje album te quajtur Greatest Hits ku do te permbledhen te gjitha hitet e Sugababes qysh nga fillimi i karrieres se tyre.Ky album pritet te nxirret ne shitje ne Dhjetor te ketij viti. Gjithashtu ish-anetarja e grupit Mutya Buena ka konfirmuar qe do te ri-inçizoje zerin e saj ne kenget ku ka kenduar me heret sepse siç thote ajo , nuk ka deshire qe te gjitha vokalet e saj te ripertrihen nga anetarja zevendesuese e saj , Amelle.

Sugababes pervec ketij plani kane zbuluar se serish do te bashkepunojne me Dallas Austin , njeriu i cili qendroi pas produksionit te albumit te tyre me te suksseshem "Taller In More Ways" . Ky bashkepunim do te jape si fryt albumin e peste , i cili pritet te hidhet ne treg dikur rreth muajve te vonshem te pranveres ose ne veren e hershme te vitit 2007. Se si do te quhet ky album , ende nuk është dhene asnje konfirmim.

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]