Sulejman Gjana

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Sulejman Gjana është me origjinë nga Bicajt e Kukësit dhe ka lindur në Bruksel më 15 nëntor 1970. Ai është diplomuar në Shkenca Tregtare dhe Konsullore në ICHEC Bruksel dhe ka kryer master në Administrim Biznesi.

Gjana ka mbajtur poste të ndryshme dhe që prej nëntorit 2011 është këshilltar i kabinetit të kryetarit të Bashkisë Tiranë.

Sulejman Gjana është kryetar i Partisë Lëvizja e Legalitetit. Ai është zgjedhur në krye të kësaj force politike në kongresin e XVIII të saj.