Sulejman Muça

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Dr. Sulejman Muça u lind në Dibër më 17 qershor 1966. Në vitet 1998 - 2002 kryen studimet e larta në universitetin shtetëror "Kliment Ohridski" në Sofie të Bullgarisë, Fakulteti i Filozofisë, dega e Politologjisë, duke u vlerësuar maksimalisht. Në vitin 2002-2003 ka kryer kualifikimin Master për Politikë të Jashtme dhe Siguri Kombëtare në universitetin shtetëror "Kliment Ohridski" në Sofie.

Në vitin 2008 kryen kursin e Akademisë Diplomatike Shqiptare në Qendrën për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Diplomaci. I angazhuar vazhdimisht në analiza, debate dhe komente si në median vizive dhe atë të shkruar, me artikuj të ndryshëm në gazetat Ballkan, Albania, Shqip etj. Ai jep leksione në Universitetin "Marlin Barleti" dhe në Universitetin e Tiranës dhe është duke u doktoruar në universitetin "Kliment Ohridski" të Sofies.