Sun Microsystems

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Sun Microsystems, Inc. është një kompani ndërkombëtare që merret me prodhimin dhe shitjen e kompjuterëve, komponentëve të kompjuterëve, softuerit për kompjuterë si dhe merret me shërbime të teknologjisë informative. Kompania u themelua më 24 Shkurt, 1982 [1] dhe zyrën qendrore e ka në Santa Klara, Kaliforni (pjesë e Luginës së Siliciumit).

Produktet e Sun përfshijnë serverë dhe kompjuterë të punës të cilët janë të bazuar në procesorin SPARC (të dizajnuar nga vet Sun), si dhe në procesorin Opteron nga kompania AMD, dhe atë Xeon nga kompania Intel. Në produkte tjera hyjnë sistemet për deponimin e të dhënave, softuerë të ndryshëm duke përfshirë sistemin operativ Solaris, vegla zhvillimi, infrastrukturë të uebit, si dhe aplikacione për menagjimin e identitetit. Teknologjitë tjera që janë të ndërtuara nga Sun përfshinë Platformën Java si dhe NFS protokollin.

Sun njihet edhe si ithtarë i sistemeve të hapura dhe të lira në përgjithësi, dhe e Unix sistemit në veçanti. Sun gjithashtu është i njohur si një nga kontribuuesit kryesor të softuerit të hapur dhe të lirë.

Referencat[redakto | redakto tekstin burimor]

[1]

 Commons: Sun Microsystems – Album me fotografi dhe/apo video dhe material multimediale
  1. ^ The Glamor in Mass Transit. Sun Microsystems, Inc. (24 Shkurt 2007). Vizituar në 16 Janar 2009. - (Anglisht)