Të drejtat LGBT në Kosovë
Të drejtat e gejve, lezbike, biseksualëve, transgjinorëve (LGBT) në Kosovë janë përmirësuar vitet e fundit, sidomos me miratimin e Kushtetutës së re, e cila ndalon diskriminimin me bazë orientimin seksual. Gjithsesi Ligji kundër Diskriminimit me bazë orientimin seksual mbetet jo efektiv.[1]
Qeveria e Kosovës ka qenë një strukturë mbështetëse për komunitetin LGBT në Kosovë.[2] Në vitin 2013 asambleja parlamentare miratoi projektligjin për krijimin e një grupi pune për komunitetin LGBT.[3] Më 17 maj 2014 politikanë të mirënjohur në vend si edhe Ambasadori Britanik i Kosovës Ian Cliff si edhe organizata lokale për komunitetin LGBT, QESH dhe CEL Kosovo organizuan marshimin e parë për komunitetin LGBT. Ky aktivitet u përshëndet nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë si dhe vetë qeveria vendase. Atë natë gjatë aktivitetit pjesa ballore e ndërtesës së parlamentit u mbulua nga flamuri shumëngjyrësh i LGBT. Parada e parë LGBT në Kosovë është zhvilluar në Prishtinë më 10 tetor 2017. Me qindra persona marshuan në rrugët e qytetit. Në aktivitet mori pjesë dhe Presidenti kosovar Hashim Thaçi si edhe Ambasadori Amerikan dhe ai Britanik në Kosovë.
Legjislacioni lidhur me aktivitetin seksual brenda së njëjtës gjini
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Jugosllavia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Kodi Penal i Jugosllavisë i vitit 1929 e ndalonte ligjërisht ‘‘shthurjen kundër rendit natyror‘‘, ose seksi anal midis qenieve njerëzore. Republika Socialiste Federale e Jugosllavisë gjithashtu e uli dënimin e veprës penale të marrëdhënies seksuale brenda gjinisë së njëjtë, me një dënim maksimal të zvogëluar nga 2 deri në 1 vit burg në vitin 1959.[4] Më 1994 marrëdhëniet brenda gjinisë së njëjtë tek meshkujt u legalizua në Provincën Autonome të Kosovës dhe Metohisë në 1994 si pjesë e Republikës Socialiste Federale të Jugosllavisë.[5]
Pavarësia në Kosovë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Marrëdhëniet seksuale brenda gjinisë së njëjtë janë legale në Kosovë. Në vitin 2008 Kosova deklaroi pavarësinë nga Serbia. Marrëdhëniet seksuale brenda gjinisë së njëjtë kanë mbetur legale që prej atëherë.
Njohja e martesave brenda së njëjtës gjini
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në vitin 2014 Presidenti i Gjykatës Kushtetuese u shpreh se ligjërisht Kosova i njeh martesat brenda gjinisë së njëjtë.[6] Neni 144 (3) i Kushtetutës së Kosovës kërkon që Gjykata Kushtetuese të miratojë çdo amendim të Kushtetutës në mënyrë që kjo e fundit të sigurohet që nuk shkelen të drejtat civile të garantuara më parë.[7]
Mbrojtja nga diskriminimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Neni 24 i kushtetutës në Kosovë e ndalon diskriminimin me bazë orientimin seksual. Kosova është një ndër shtetet e pakta që mbart ndalim në Kushtetutë për diskriminimin me bazë orientimin seksual. Pavarësisht ligjit të Anti-Diskriminimit, komuniteti gej jeton një jetë shumë të fshehtë dhe shumë pak statistika mbartin informacion për komunitetin LGBT në Kosovë.
Ligji kundër diskriminimit i miratuar në 2004 nga kuvendi në Kosovë ndalon me ligj diskriminimin me bazë orientimin seksual në shumë fusha të jetës, duke përfshirë vendi i punës, anëtarësia në organizata, edukimi, qasje ndaj shërbimeve, siguria shoqërore. Përkufizimi i diskriminimit në këtë ligj e përfshin ekskluzivisht diskriminimin direkt dhe indirekt, ashtu sikurse dhe ngacmimin, viktimizimin si dhe veçimin social.
Më 26 maj të 2015 u miratuan në Kuvend amendimet që shtojnë identitetin gjinor në Ligjin kundër Diskriminimit në Kosovë. Amendimet hynë në fuqi në korrik të 2015.
Identiteti gjinor dhe liria e shprehjes
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Personat transgjinor nuk lejohen të ndryshojnë ligjërisht gjininë në Kosovë, edhe nëse i janë nënshtruar kirurgjisë së ndryshimit gjinor. Në maj 2018 u shtruar kërkesa e parë për ndryshim të gjinisë në dokumentet personale në Kosovë. Kërkesa u refuzua nga Zyra për Regjistrim Civil në Gjakovë por do të apelohet.[8]
Shërbimi ushtarak
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Personat LGBT lejohen të marrin pjesë në shërbimin ushtarak. Gjithsesi për shkak të diskriminimit, nuk ka ndonjë rast të njohur që dikush nga komuniteti LGBT të ketë shërbyer në ushtri.
Dhurimi i gjakut
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Gjaku, sperma dhe dhurimi i organeve nga personat gej ose / dhe biseksual u bë legale në dhjetor të vitit 2002. Që prej marsit të 2006 Kosova nuk e klasifikon më homoseksualitetin si sëmundje mendore.
Bashkëpunime me Beogradin
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Gjatë paradës së Krenarisë së Beogradit në 2019, dy performuese dragqueen nga Kosova morën pjesë në performancën e këtij komuniteti në koncertin e zhvilluar në përfundim të Paradës, duke përbërë rastin e parë që performues nga Shqipëria ftohen në këtë koncert të paradës.
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "Constitution of the Republic of Kosovo, Fundamental Rights and Freedoms". Arkivuar nga origjinali më 26 maj 2008. Marrë më 25 nëntor 2017.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Qeveria merr në mbrojtje komunitetin LGBT". Albinfo.ch.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Qeveria formon trupë këshilluese e koordinuese për komunitetin LGBT". Arkivuar nga origjinali më 19 prill 2015. Marrë më 25 nëntor 2017.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "CROATIA: NEW PENAL CODE". Arkivuar nga origjinali më 14 prill 2016. Marrë më 25 nëntor 2017.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ The Hidden Europe: What Eastern Europeans Can Teach Us
- ^ "Same-Sex Marriage Legal in Kosovo?". Human Rights Campaign. 12 shtator 2014. Arkivuar nga origjinali më 6 korrik 2015. Marrë më 25 nëntor 2017.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Kosovo Rights Activists Seek Clarity on Gay Marriage". Balkan Insight. 4 korrik 2017.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Halili, Dafina (2018-05-17). "Refuzohet kërkesa historike për ndryshim të emrit dhe gjinisë". Kosovo 2.0. Marrë më 2018-05-20.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)