Të drejtat LGBT në Mal të Zi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Mal i Zi (harta me ngjyrues jeshil)

Të drejtat LGBT në Mal të Zi janë të garantuara nëpërmjet legjislacionit kundër diskriminimit. Personat gej, lezbike, biseksualë dhe transgjinorë në Mal të Zi përballen me sfida ligjore që personat jashtë këtij komuniteti nuk i përjetojnë. Aktiviteti seksual brenda gjinisë së njëjtë është ligjor në Mal të Zi. Të mirat ekonomike brenda një çifti homoseksualësh nuk gëzojnë mbrotje ligjore sikurse çiftet heteroseksuale të martuara.

Çështjet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Legalizimi i homoseksualitetit[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Mali i Zi e ka dekriminalizuar aktivitetin seksual brenda gjinisë së njëjtë në 1977.

Njohja e martesave dhe bashkëjetesës civile brenda gjinisë së njëjtë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Martesat brenda së njëjtë gjini nuk njihen ligjërisht pasi kushtetuta në vend i ndalon martesat brenda së njëjtës gjini. Në 13 nëntor 2012 zëvendëskryeministri Dusko Markovic u shpreh se qeveria do të përgatisi një projektligj për të mundësuar njohjen ligjore të martesave për çiftet brenda së njëjtës gjini.[1]

Mbrojtja ligjore[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në 27 korrik 2010 parlamenti malazes miratoi Ligjin kundër Diskriminimit që përfshin orientimin seksual dhe identitetin gjinor si motive të ndaluara për diskriminim. Kjo ishte një nga kërkesat e parashtruara nga Bashkimi Europian për procesin e anëtarësimit.[2]  Gjithashtu personat gej dhe lezbike nuk janë të përjashtuar nga shërbimi ushtarak.

Çështjet sociale[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Gejtë dhe lezbiket ndeshin diskriminim dhe ngacmim në Mal të Zi. Qëndrimet homofobike janë rrënjësisht të ngulitura në shoqërinë malazese.

Kultura gej[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Skena e komunitetit LGBT dhe hapësira për ti manifestuar të drejtat e këtij komuniteti është shumë e ngushtë dhe e vogël. Parada e parë e Krenarisë në Mal të Zi është zhvilluar në 24 korrik 2013 në qytetin bregdetar të Budvës dhe ky aktivitet ka shkaktuar shumë reagime në publik.[3] Në 20 tetor 2013 një paradë tjetër u zhvillua në kryeqytetin e Podgoricës, ku policia arrestoi protestuesit kundër gejve.[4]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ "Montenegro promises gay pride and some marriage rights". Arkivuar nga origjinali më 19 korrik 2018. Marrë më 25 dhjetor 2017. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ Montenegro fulfils EU membership requirement and protects LGBT people from discrimination Arkivuar 24 shtator 2010 tek Wayback Machine 28 July 2010.
  3. ^ "Budva: Građani ne odobravaju paradu ponosa u svom gradu". Pobjeda.me. 23 korrik 2013. Arkivuar nga origjinali më 1 gusht 2013. Marrë më 11 prill 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ "Montenegro's gay pride march sparks violence". Al Jazeera. 20 tetor 2013. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)